Rezultatet preliminare flasin për fitoren e kandidatit republikan Donald Tramp, një fitore e papritur e një biznesmeni të famshëm dhe të ri në politik, i cili kapitalizoi shqetësimet ekonomike të votuesve, mori avantazhin e tensioneve racore dhe kapërceu një varg të akuzave në rrugën e tij për në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Associated Press, duke shpallur fitoren e tij.
Triumfi i tij mbi Hillary Clinton i jep fund dominimit tetëvjeçar të demokratëve në Shtëpinë e Bardhë. Ai fitoi 276 votat elektorale, duke tejkaluar kufirin prej 270 votave.
Ai ka premtuar të veprojë shpejt për shfuqizimin e disa ligjeve për kujdesin shëndetësor, do të revokojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe rishkruaj marrëveshje të rëndësishme tregtare me vendet e tjera, veçanërisht në Meksikën dhe Kanadanë.
No comments: