Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në oborrin e shtëpisë së vet zbuloi një varrezë masive prej nga dolën eshtrat e të paktën 60 shqiptarëve të masakruar nga kolonizatorët serbë më vitin 1913. A mundet që me këtë tmerr t’i amrotizojë të gjitha kritikat kundër një politike tradhëtare që po e udhëheq për momentin Ali Ahmeti  

Shkruan Mentor Lika 
Nikolla Gruevski tatëpjetën politike e stopoi përmes aksionit policor të inskenuar në Lagjen e Trimave. Aty i vrau dhe i burgosi disa shqiptarë, disa miq të vjetër dhe të luftës të Ali Ahmetit. Kurse, Ali Ahmeti, tatëpjetën politike po përpiqet ta stopojë përmes zbulimit të një trishtimi të ndodhur këtu e një shekull më parë. Ai “krejt rastësisht” në oborrin e vet zbuloi një varrezë masive të shqiptarëve të masakruar nga serbët. Por ama assesi t’i zbulojë eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga shovenistët maqedonasë në luftën që e shkaktoi vetë ai më vitin 2001. Masakra në Monopol të Tetovës ishte edhe më e tmerrshme por,me sa duket kjo nuk i intereson Ali Ahmetit.
Një bashkëmendimtar i tij, një plehër politik, u ngrit dhe tha se, eshtrat e gjetura në oborrin e Ali Ahmetit dëshmojnë se “shkau besë nuk ka” dhe se kjo duhet të jetë mësim për ata shqiptarë që aderojnë në partitë maqedonase. Po ky plehër politik a nuk e sheh se mentori i tij, Ali Ahmeti, jo që është aleat i “shkaut”, jo që është vazal, por, fatkeqësisht, është shkrirë tërësisht në partinë antishqiptare trashëgimtare e atyreve që i bënë të gjitha masakrat kundër shqiptarëve në Maqedoni.
Ky “zbulim” i Ali Ahmetit mos vallë është rezultat i shqetësimit dhe trishtimit të trashëguar nga të parët e vet? Pse pikërisht Ali Ahmeti të jetë ky “zbulues historik”? Çka kërkojnë këto eshtra pikërisht në oborrin e Ali Ahmetit? Masakrat dhe varrezat masive janë akte që në mënyrë më sekrete kryhen nga kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Sekreti i varrezave masive konsiston në fshehjen e të gjitha gjurmëve të një akti kriminal. Varri masiv ose hapet në një hapësirë mijëra metra larg ndonjë vendbanimi ose hapet në pronën e ndonjë bashkëpunëtori të ngushtë i cili deri në vdekjen e pasardhësit të fundit është në gjendje ta ruajë sekretin e krimit.
Në një pjesë të tokës së Zajazit kanë qenë të varrosur gjashtëdhjetë shqiptarë të masakruar nga serbët. Po ajo tokë a ka pasur pronar të vetin. Pa dyshim që ka pasur pronarin, i cili, duke ua lëshuar hapësirën kriminelëve serbë për t’i varrosur shqiptarët, në fakt ka dëshmuar lojalitetin e vet prej tradhëtari karshi mbretërisë serbe. Le të shpresohet se oborri i Ali Ahmetit nuk ka qenë pronë e të parëve të tij prej të cilëve e ka trashëguar, bashkë me krimin dhe me sekretin e të parëve të tij. Le të shpresohet se bashkëpunëtori i kriminelëve serbë nuk mund të jetonte në një shtëpi oborri i të cilit tashmë ishte shndërruar në varrezë masive ndaj dhe do të vendosë që ta shesë! Ata që e kanë blerë duhet të jenë të parët e Ali Ahmetit, të cilët pastaj kanë qenë të porositur që ta fshehin deri në vdekje faktin që aty gjendet një varrezë masive.
Nuk ka fije dyshimi se kjo histori është përcjellë brez pas brezi, nuk ka kurrfarë dyshimi se ky trishtim është përcjellë brez pas brezi, nuk ka kurrfarë dyshimi që rastësisht nuk mund të zbulohet një varrezë masive porse vetëm përmes fakteve dhe njohurive paraprake, të trashëguara brez pas brezi.
Prandaj, ky “zbulim” i Ali Ahmetit më tepër përceptohet si tradhëti, si shkelje e besës së dhënë nga të parët para oficerëve të mbretërisë serbe, mbi të gjitha, si ndërgjegjësim dhe si ikje nga një barrë e rëndë kriminele të papërballueshmë nga gjeneratat e reja të oborrit të varrezës masive. Kjo ndjenjë e shfajësimit mund të shpërthejë nga thellësia e një subkoshience të paimagjinueshme nga njeriu, mund të lëvizet nga mutacioni i ndonjë geni të gatshëm për ta tradhëtuar një gjest të paraardhësve kriminelë. Nuk është rezultat i ndonjë guximi patriotik por, thjesht, si një veprim i padëshirueshëm i motivuar nga nevoja e madhe e shfajësimit.
Ali Ahmeti e “zbuloi” tani këtë varrezë masive në oborrin e vet për ta heshtur faktin se është prijës i një klani mafioz i cili në emër të patriotizmit e shuan dhe e ngulfat nacionalizmin shqiptar historikisht të shëndoshë. Me këtë “zbulim” Ali Ahmeti dëshiron që të tregojë se është lider në oborrin e të cilit është gjetur varreza masive e gjashtëdhjuetë shqiptarëve të masakruar nga serbët kriminelë. Një tradhëti “e bukur” e Ali Ahmetit, kështu do të ngelë në analet e historisë ky “zbulim” i liderit aktual të BDI-së.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top