Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kur doli ligji për lustrim, i cili e përfshinte edhe lustrimin e klerikëve në Maqedoni, Sulejman Rexhepi për dy gjëra ishte kategorik: nuk pranonte që të lustrohej vetë, dhe, assesi nuk pranonte se ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave Islame  

Shkruan Hamdi Hoxha  
Pse ky qëndrim i mjerë i Mulla Sulës? Dorën në zemër, ai ishte kundër lustrimit edhe të bashkëpunëtorëve të vetë. Sepse, thellësisht ishte i bindur (madje edhe kishte fakte e informacione konkrete) se shumica e bashkëpunëtorëve të tij kishin qenë dhe akoma janë bashkëpunëtorë të shërbimit sekret maqedonas. Me këtë fakt del puna që “rijaseti” në një farë forme është filial i DZK-së. Në rast se lidhen ngjarjet, si mozaiku i pazzl-it, sakaq do të na dalë rezultati i qartë! Heqja dorë prej Burmali Xhamisë do ta shpëtojë Mulla Sulën nga lustrimi, sepse ky gjest i Sulejman Rexhepit do të rezultojë me heqjen dorë prej ligjit që i përfshinte në lustrim klerikët fetarë të vendit. Një ligj tjetër ishte ai që e kërcënonte shumë rëndë Mulla Sulën. Me ligjin e ri do të lustroheshin të gjithë komuniteti i profesorëve në vend, duke u nisur që nga rektorët, dekanët, prodekanët e deri te profesorët e lëmive të ndryshëm. Ky ligj do ta shejtanosë edhe më rëndë Mulla Sulën, i cili, assesi nuk do të pranojë se ka qenë ndonjëherë dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Në mënyrë kategorike, edhe publikisht, do të mohojë se ka qenë dekan i parë i këtij Fakulteti, edhe pse, të gjithë dokumentet dhe vendimet e BFI-së e dëshmojnë faktin që, me dëshirë dhe pasion të sëmurë të Mulla Sulës, Mexhlisi Shura i BFI-së do ta vetëemërtojë Sulejman Rexhepin si dekani historik i këtij Fakulteti. Natyrisht, këtij ligji nuk do t’i shpëtonte, sepse po shihte se po lustroheshin dekanë e profesorë gjithandej vendit. Rrethi po i ngushtohej, kurse vetë ai, i shtrënguar nga një frikë e papëshkrueshme, do të shtrëngohet të bëj lloj-lloj majmunllëqesh vetëm që të shpëtojë nga lustrimi. Ligji ishte i qartë, kurse manevrimet e Mulla Sulës ishin shumë të mjegullta. Kohë më parë u publikua një shkrim që fliste për bashkëpunimin e treshes Mijallkov-Musa Xhaferri-Sulejman Rexhepi, bazuar në disa “bomba” që po botohen dhe komentohen gjithandej. Sipas këtij komenti thuhet se, pas një takimi që e kanë pasur në kabinetin e Mulla Sulës, ky bashkë me Mijallkovin dhe Musa Xhaferrin, është arritur marrëveshja që të heshtet fakti që ndonjëherë ka qenë Mulla Sula dekan i FSHI-së, kurse si kundëshërbim Mulla Sula duhet të heq dorë nga trualli i selisë së BFI-së në Kala të Shkupit, i cili pastaj do t’i jepet Orce Kamçevit! Përkundër të gjitha këtyre manevrimeve të Mulla Sulës për ta fshehur faktin që ka qenë dikur dekan i parë i këtij Fakulteti, vetë ky Institucion i lartë arsimor i BFI-së e demanton tërësisht Mulla Sulën. Po, thotë Fakulteti i Shkencave Islame, Mulla Sula në vitin 1997/98 u vetëemërua dekan historik i FSHI-së. Arritën ta bindin Mulla Sulën me rastin e 20-vjetorit të Fakultetit vetëm pasi i thanë se kanë parapërë që këtë fakt ta përshëndesin me një mirënjohje të veçantë për dekanin e parë. Sulejman Rexhepi, tashmë i njohur si një mirënjohjeman i rëndë, sakaq e pranon të vërtetën e pamohueshme se ka qenë dekan! Me këtë rast, FSHI i dërgoi një selam miqësor Komisionit për Lustrim: kapeni! Tani e keni në dorë! Çdo njeri normal dhe i pafajshëm, të cilit i përfolet emri si kodosh kaq shumë si Mulla Sulës, vetë ai do të kërkonte me ngulm nga Komisioni për ta lustruar. Mulla Sula nuk e ka këtë guxim, sepse, e di veten ai! 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top