Pas një jave ndërprerje të trasnportit dhe protestave të nxënësve sot zyrtarisht është zgjidhur ky problem. Siç njoftojnë nga të gjitha shkollat e mesme të Tetovës nga e Hëna me datë 26.09.2016 transporti do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet.
“I nformojmë nxënësit, prindërit, si dhe opinionin e gjërë se nga dita e hënë (26.09.2016), transporti i nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Tetovës do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet” thuhet në letrën e nënshkruar nga të gjitha shkollat e mesme të Tetovës.
No comments: