Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dr. Musli Vërbani

Sikurse çdo vit, Bajrami i kurbanit shkoi. Kjo festë veçohet me kurbanet e cila është e ndërlidhur edhe me kryerjen e haxhit.
Sikurse çdo vit, edhe sivjet Bajrami erdh e shkoi, por nuk erdhi edhe lajmi i shumëpritur (së paku në përurimin e Bajramit) për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.
Sikurse çdo vit edhe sivjet erdhi Bajrami e shkoi, mirëpo lajmi i shumëpritur i ligjit për fetë dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës nuk erdhi.
Sikurse çdo vit edhe sivjet nuk erdhi lajmi i futjes së lëndës fetare në shkolla publike.
Por për dallim nga vitet tjera, sivjet kreu i BIK-ut haxhin e kreu në Qabe, ndërsa kurbanat në Hungari.
Ndoshta Tërnava shkoi në haxh për t’i ‘fshi’ gjynahet dhe të kthehet i ‘pastër’ prej gabimeve sikurse atë ditë kur ka lindur dhe t’i përfaqëson dy milion haxhilerë nga e gjithë bota, më falni nga e gjithë Kosova.
Me rëndësi për të është që vet të i ‘fshij’ mëkatet ndërsa pse besimtarët në Kosovë mbushen me mëkate nuk është me rëndësi. Kurbanat që janë blerë dhe therur në Hungari janë nga djersa e besimtarëve të Kosovës.
Besimtarët të cilët kanë paguar nga 120 euro, e që numri i tyre është mbi 7200, do të kishin dashur që të kishin dashur që të ndihmonin edhe blegtorët e Kosovës dhe të ndihmohej edhe blegtoria e Kosovës. Blegtorët të cilët me mund dhe vështirësi ballafaqohen dhe presin që sofra e Bajramit të tyre të mbushet dhe të mos mbetet e zbrazët ashtu siç ka mbetur e zbrazët edhe sofra e besimtarëve (që kanë paguar për kurbanet) në ditën e bajramit sepse kanë kaluar dy javë nga Bajrami por mishi i kurbaneve nuk ka ardhur.
Ndoshta Tërnava në Haxh është duke u munduar që të ‘fshij’ nga duart e tij të cilat i ka të përlyera nga mishi i Kurbanave, sepse zemrat e besimtarëve janë mbushur me shpresa të zbrazëta dhe nuk kanë më me çka të mbushen.
Duke e ditur se postin të cilin e mban e ka të UZURPUAR dhe atë që e ka shkruar me dorën e vet mund ta fshij me dorën e vet, por atë që e BËN me dorën e vet nuk mund ta fshij as me dorën e vet dhe as me kryerjen e haxhit.
/Gazeta InfoPress

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top