Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Po del puna që edhe BFI-ja na e paska “Shukri Xhelilin” e vet! Nëse Shukriu i socialistëve shqiptarë doli me brekë të grisur, ky i BFI-së do me na dalë perdegrisur!

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Një re kërpudhe si pasojë e një “bombe atomike” po pezullon mbi Bashkësinë Fetare Islame në RM. Bomba tashmë ka plasur dhe pritet një dekontaminim i hollësishëm në këtë Institucion, fatkeqësisht, të turpit!
Jemi dëshmitarë të një dukurie e cila skur po na ik shkarazi, pa hetueshëm. Në të gjitha institucionet kombëtare e fetare, anemban trojeve tona etnike, po shpërthejnë “bomba” që po i nxjerrin në shesh kualitetet tona (a)morale. Si duket ka ardhur koha që të marrë fund konstatimi bajat se, shqiptarit jepja një makinë, një sekretareshë dhe e ul në zuzë! Në Tiranë afera amorale plot, edhe në Prishtinë po, kurse këto pasuan pas aferave amorale të funksionarëve shqiptarë që dolën në mediat dhe në rrjetet sociale në Maqedoni. Sociologët por dhe psikologët po nënvizojnë se, këto afera i bëjnë mirë shëndetit politik e shoqëror popullit tonë. Duhet t’u bëhet me dije të gjithëve se, të jeshë njeri publik nuk do të thotë se je në gjyeti ku ke lirinë e plotë për të kapur femra.
Një “bombë” e këtillë tashmë po sillet edhe nëpër rrjete sociale dhe po del sheshit një fakt i turpshëm që flet se tashmë është mbushur kupa që Institucioni i BFI-së të rrafshohet me të gjithë që janë brenda dhe të nisë nga e para funksionimi i saj. Kontinuiteti i BFI-së tashmë të shndërruar në gërmadhë amorale nga kjo “bombë” nuk ka se çka i duhet Institucionit aktual të BFI-së.
Nga data e incizimit shihet qartë se, ngjarja ka ndodhur pikërisht në fillim të Muajit të Ramazanit të vitit 2013! Sado errësirë e zbehtë në një korridor të gjatë, megjithatë, nga imazhi shihet se si nga kabineti i Risul Ulemasë del një mashkull, paksa korpulent dhe drejtohet në toalet. Fill pas tij vrapon edhe një “silutetë” femërore, e një vajze të shkurtë paksa topolake. Pas disa minutave që të dy dalin nga toaleti, ndalen në korridor duke u përqafuar dhe puthur dhe, sërish futen në kabinet të Reisul Ulemasë (pra, jo në zyrën e tij). Po shpekulohet me emra të ndryshëm për mashkullin me trup korpulent, ndërsa vajza topolake po njihet fare mirë. Mos do të na dalë edhe “Shukri Xhelili” i BFI-së të cilin të famshëm po dëshiron ta bëjë pikërisht kjo topolake. Është mirë, për hirë të Institucionit të BFI-së, ky dekontaminim të kryhet sa më shpejt, sepse, ja, erdhi muaji i Ramazanit. Miu që ka mësuar rrugën nëpër mustaqe mund të kalojë sërish! Ose miu të vritet, ose mustaqet të rruhen, alternativë tjetër nuk ka! Turp i zi po pezullon mbi BFI!/1KLIK/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top