Njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës, Avdil Jakupi i njohur si Komandant Çakalla, sërish ka publikuar në video në rrjetin social facebook ku flet për gjendjen e rëndë të burgosurve shqiptar në burgjet maqedonase.
Ai thotë se vite me radhë ndaj tyre është bërë dhunë fizike dhe psikike, transmeton agencia e lajmeve INA.
Çakalla, në videon përmend se në burgun e Idrizovës afër Shkupit gjenden edhe shumë ish ushtarë të UÇK-së që janë të dënuar me burgim të përjetshëm, por edhe 200 të tjerë që janë të dënuar për dënime të luftës, të cilët për më shumë se 10 vite janë nëpër burgje, kurse askush nuk interesohet për ta.
Ai tregon se burgu nuk i ka thyer, ata janë akoma të fortë dhe të pathyeshëm sepse i mbanë gjallë qëllimi i ribashkimit të Shqipërisë.
Me këtë rast “Çakalla” thotë se askush deri më tani nuk është ngritur për të kërkuar amnesti postkonfliktuale për të gjithë këta ushtarë të UÇK-së që po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë. Ai thirret në Aneksin C të Marrëveshjs së Ohrit , i cili u garanton risocializim të gjithë ushtarëve të UÇK-së.
Ai përmend udhëheqësinë e luftës që u shndërrua në parti politike me qëllim që të hyjë në pushtet dhe të koalicojë me partinë maqedonase në pushtet
Ai tregon qëllimet dhe motivet e tij për kyçjen në UÇK duke thënë se ai dhe shokët e tij që disa edhe nuk janë në mesin e të gjallëve por janë dëshmirë të kombit, ishin të kyçur në UÇK për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Mirëpo, sipas tij në luftë u kyçën disa persona si Ali Ahmeti, ku kryetarin e BDI-së e quan si “të infiltruar në UÇK nga shërbimet sekrete”, i cili luftën çlirimtare e shnëdrroi në luftë për të drejtat e grave.
No comments: