Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Partitë opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Nisma për Kosovën, nëpërmjet protestës, kanë kundërshtuar edhe një herë, marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Protestës së 14 majit me moton “për shtet me dinjitet” e thirrur nga dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma, i janë bashkangjitur mijëra qytetarë të Kosovës.
Krerët e partive opozitare, në fjalimet e tyre, drejtuar protestuesve kanëtheksuar se marrëveshjet e Qeverisë për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave serbe, janë antikushtetuese dhe janë dy marrëveshje të cilat shkojnë në dëm të Kosovës.
Sipas tyre, zgjidhja e vetme e kësaj gjendjeje, është dorëheqja e qeverisë aktuale dhe zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke penguar vendosjen e rendit ligjor dhe kushtetutshmërinë e vendit.
“Sot me të drejtë u themi atyre që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, që të ndalen, që t’i kthejnë mandatin qytetarit, se Kosova mund të rinisë nëse vendos qytetari”, ka thënë Haradinaj.
Edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë Qeverinë aktuale, dhe ka kërkuar dorëheqjen e koalicionit qeverisës.
“Ne i bëjmë thirrje këtij koalicioni të japë dorëheqje, ky koalicion ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kjo Qeveri, në vend se të punojë që ta përmirësojë jetën e qytetarëve të saj, ajo vazhdon t’i mashtrojë ata. Siç e kemi parë ditëve të fundit kanë nisur të shesin para popullit një pazar: Po marrim vizat e po japim tokë ”, është shprehur Limaj.
Kjo është protesta e parë që AAK-ja dhe Nisma e organizojnë pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila bashkë me AAK-në dhe Nismën për disa muaj përbënin opozitën e bashkuar, nuk u është përgjigjur dy partive AAK-në dhe Nismën për protestë.
Ndryshe nga herët tjera, partitë opozitare për organizimin e protestës së sotme, kanë njoftuar Policinë e Kosovës, e cila kishte angazhuar numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës.
Subjektet politike në opozitë, kishin nisur protestat e tyre në Kuvend dhe jashtë tij që nga 25 gushti i vitit të kaluar, duke kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë si dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Protesta e thirrur nga dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top