Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe pesë liderëve të vendeve të rajonit nordiko-baltik.
“Ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë për praninë dhe sjelljen agresive në rritje të ushtrisë së Rusisë në rajonin nordiko-baltik”, tha mbrëmë në Uashington presidenti Obama, në fund të takimit me zyrtarët e lartë të Danimarkës, Islandës, Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë.
Ai ka theksuar se të gjashtë shtetet u pajtuan për nevojën e mbajtjes së sanksioneve kundër Rusisë.
Më herët, Obama ka theksuar se derisa ka gatishmëri për uljen e tensioneve, Uashingtoni, po ashtu, do të jetë i përgatitur për ta kundërshtuar çfarëdo agresioni të perceptuar të Rusisë.
“Ne do ta mbajmë dialogun që po vazhdon dhe do të synojmë bashkëpunim me Rusinë, por ne, po ashtu, dëshirojmë të kemi siguri se jemi të përgatitur dhe të fuqishëm dhe dëshirojmë ta inkurajojmë Rusinë t’i mbajë aktivitetet e saj ushtarake në harmoni të plotë me obligimet ndërkombëtare”, theksoi Obama.
Në deklaratën e përbashkët, të gjashtë vendet kanë shprehur shqetësim për aksionet e Rusisë në rajonin e Detit Baltik, përfshirë “sjelljen e pazakonshme atomike, ushtrimet e padeklaruara dhe aksionet provokuese të aeroplanëve dhe anijeve ruse”.
Ky takim u mbajt disa orë pasi filloi ndërtimi i themelit për një kapacitet të ri në kuadër të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s në Evropë, në pjesën veriore të Polonisë.
Një kapacitet i ngjashëm është përuruar në Rumani para dy ditësh. Rusia ka reaguar ashpër ndaj aktivizimit të këtij kapaciteti.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se sistemet kundër-raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropë, do ta “detyrojnë Moskën që ta shqyrtojë përfundimin e kërcënimeve që dalin në raport me sigurinë e Rusisë”.
Duke folur para zyrtarëve ushtarakë, Putin e ka përshkruar program e mbrojtjes raketore të NATO-s si kërcënim për sigurinë globale.
Ai ka theksuar se Rusia “do të bëjë çdo gjë të mundshme për mbajtjen e balancës strategjike, që është garancia më e mirë kundër konflikteve ushtarake të shkallës së gjerë”.
Megjithatë, presidenti i Rusisë është shprehur se Moska nuk do të futet në garë të re të armatimit.
Puna për vendosjen e një pjese të sistemit të mbrojtjes kundërajrore në Redzikovo të Polonisë, do të përfundojë deri në fund të vitit 2018.
Në këtë bazë, që është afro 250 kilometra larg nga enklava ruse Kaliningrad, do të vendosen 24 raketa tokësore të tipit SM-3 dhe sistemet kundër aeroplanëve.
Ky kapacitet në Poloni është i fundit në kuadër të mburojës raketore në Evropë, që do t’i dorëzohet NATO-s në muajin korrik dhe me të do të operohet nga një bazë ajrore e Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top