Gazeta “Lajm” për herë të fundit paralajmëron zyrtarët e BDI-së, e posaçërisht kryetarin e saj Ali Ahmeti, që të jenë më serioz në paraqitjet e tyre para opinionit dhe mos të paraqiten me premtime që nuk munden t’i plotësojnë.
Nëse nuk e marrin seriozisht këtë apel tonin, do të jemi të detyruar që tekstet, intervistat, deklaratat dhe paraqitjet tjera të përfaqësuesve të BDI-së, duke përfshi edhe kryetarin e saj Ahmeti, t’i shoqërojmë me një fusnotë sqaruese në fund, përmes së cilës do të rikujtojmë lexuesit tanë që këto deklarata t’i marrin me rezervë, sepse BDI rrallë herë e plotëson atë që e thotë dhe e premton.
Në këtë mënyrë ne dëshirojmë të jemi me ndërgjegje të pastër para lexuesve, sepse prej tyre shpeshherë pranojmë kritika, e madje edhe ofendime për shkak të deklaratave të funksionarëve të BDI-së që i botojmë. Kulmi i këtyre reagimeve u arrit me intervistën e fundit të Ali Ahmeti, ku ai premtoi zyrtarizim të gjuhës shqipe edhe pse disa herë deri tani ka deklaruar se shqipja është zyrtarizuar dhe këtë e ka numëruar në mesin e të “arriturave” të BDI-së. i njëjtë ishte edhe rasti me qëndrimin e Ahmetit ndaj Grupit të Kumanovës, për pjesëtarët e të cilit herë thoshte nuk i njoh, e herë thoshte i kam pasur bashkëpunëtorë.
Për këtë arsye, nëse përfaqësuesit e BDI-së nuk bëhen më seriozë në paraqitjet e tyre, do të jemi të detyruar që tekstet t’i përcjellim me këtë fusnotë sqaruese për lexuesit:
“Për shkak të parimeve të profesionalizmit, “Lajm” publikon deklaratat e zyrtarëve të BDI-së, mirëpo për shkak të përvojës së deritanishme, nuk mbajmë kurrfarë përgjegjësie nëse ajo që thuhet në deklarata do të realizohet. Nëse ju besoni këtyre deklaratave, atë e bëni në përgjegjësinë tuaj”.

Paraqitjet në këtë stil të BDI-së datojnë që nga themelimi i saj, me premtimet për zgjidhje ligjore të statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, kurse u bënë qesharake me plepat e Gostivarit dhe aktivitetet e “zullumqarit”, si dhe me premtimet për kryetar shqiptar të Kuvendit.
Qëndrim të njëjtë BDI kishte edhe për “bombat” opozitare, për të cilat në fillim kërkonte të publikohen të gjitha, kurse dje votoi ligjin për ndalimin e publikimit të tyre.
No comments: