Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ishte BDI-ja dhe Ali Ahmeti që vendosën për shpërbërrjen e Parlamentit dhe shpallën zgjedhjet më 5 Qershor 2016!

Dhe, ishte përsëri BDI-ja dhe Ali Ahmeti që kërkuan nga Gjykata Kushtetuese ta shfuqizon vendimin e tyre si jo kushtetues!

Ishte Ali Ahmeti i cili gjatë tërë bisedimeve të zhvilluara për marrëveshjen e Përzhinos qëndroi në krah të Gruevskit duke ua vështirësuar ndërmjetësimin edhe ndërkombëtarëve!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti, që përkrahu Gruevskin në pengimin e zbatimit të asaj marrëveshje!

Ishte Ali Ahmeti që tha se data e 5 Qershorit për mbajtjen e zgjedhjeve është e cementuar dhe ajo nuk do të ndryshon kurrë!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti që i erdhi në ndihmë Gruevskit për anulimin e zgjedhjeve për kohë të pacaktuar dhe shkeljen e Marrëveshjes së Përzhinos.

Ishte Ali Ahmeti që u premtoi shqiptarëve anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE, duke i ngrirë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti që e ndihmoi Gruevskin dhe VMRO-në në largimin e Maqedonisë nga integrimi i saj në NATO dhe BE!

Ishte Ali Ahmeti që pranoi bashkëqeverisjen pakushte me VMRO-në për realizimin e programit të saj, RILINDJE në 100 hapa!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti që ndihmoi Gruevskin në zbatimin e ideollogjisë fashiste antishqiptare të VMRO-së për dëbimin, dhunën, burgosjen, vrasjen dhe shkatërrimin e pronës së shqiptarëve në dekadën e kaluar!

Ishte Ali Ahmeti që e kërcënoi Gruevskin para Kuvendit të Maqedonisë në vitin 2006, me fjalët: “Të kam mundur në luftë, do të mundi edhe në paqe”!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti ai që u bashkua me Gruevskin në shkatërrimin e shqiptarëve deri në vitin 2016!

Ishte Ali Ahmeti që filloi luftën në vitin 2001 kinse për çlirimin e Iliridës nga slavët!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti ai që pranoi përbuzjen dhe poshtrimin e shiptarëve në Iliridë duke i dhunuar, vrarë dhe shkatërruar me gjithë çka kishin!

Ishte Ali Ahmeti që pranoi poshtrimin e shqiptarëve në Iliridë kur vendosi për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit!

Dhe, ishte përsëri Ali Ahmeti ai që e ndihmoi Gruevskin për varrosjen e plotë të asaj marrëveshje! /Gazeta Epoka Shqiptare/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top