Parregullsitë me listat zgjedhore kanë shokuar opinionin në Maqedoni. Gazetari Muhamed Zekiri ka publikuar një listë zgjedhore ku mungojnë emrat e familjeve shqiptare në Kumanovë.
“Në rrugën Abdullah Presheva në lagjen e Trimave jeton familja Sulejmani. Në listën e mëposhtme rezulton se asnjë anëtar i tyre nuk është në listë zgjedhore. Në vend të tyre janë shënuar 10 anëtarë të ndonjë familje fantome Dimishkovski dhe tre me mbiemrin Tahiri një Iseni. Hajt medet hajt…”, është shprehur Zeqiri. (INA)
No comments: