Kohë pas kohe ndodhë që të flitet, të shkruhet, të
përkujtohet dhe të bëhen dokumentar për Arbën Xhaferin. Me të drejtë ai u
cilësua si kolos, rilindas i fundit, politikan atipik, filozof, intelektual i
përmasave të rralla etj,etj. Për ta kujtuar atë, i vihet edhe emri i
autostradës Prishtinë-Shkup. Dhe me siguri në të ardhmen kur shqiptarët do të
jenë të unifikuar, të bashkuar, të lirë, me emrin Arbën Xhaferi do të emërtohen
edhe shumë tempuj të dijes, të arsimit, të artit dhe të kulturës.
Çuditërisht për të gjithë këto vite, pas vdekjes së Arbnit, nga shumë qarqe,
sikur të jenë të marrun vesh, të jenë të sinkronizuar në mënyrën më të
sofistikuar, për mos t'ia njohur, përmendur dhe kujtuar një vepër, një shtëpi,
një organizatë politike të themeluar dhe kultivuar, të mbajtur gjallë me aq mund
dhe sakrificë nga Ai, Arbën Xhaferi, Menduh Thaçi, e shumë e shumë të tjerë,
vepra kapitale për shqiptarët e Maqedonisë, Partia Demokratike Shqiptare.
Shtëpi ku Ai, kaloi 19 vite jetë, shtëpi ku u afirmua kauza shqiptare, shtëpi
ku u mundësua të hyjnë kuadro të profileve të ndryshme, të përgaditen, të
mësojnë nga shkolla e PDSH-së. Shtëpi e cila në mësoi se si duhet të
rrezistoht, si të punohet për lirinë dhe barazinë e shqiptareve, si duhet
Flamuri Kombëtar, se çfarë tipare dhe si duhet të duket qytetari shqiptar, si
duhet të jet femra shqiptare e emancipuar, Shtëpi që na mësoi se çka është
morali në politik, si duhet të kultivohet ndërgjegja kombëtare, se si nuk
shiten interesat kombëtare për karierizëm të sëmurë, se si nuk tradhtohen
idealet dhe shokët.Shtëpi e cila predikoj se kush tradhëton në betejë është
tradhëtar, se vetëm duke u zgjidhur çështja kolektive zgjidhen edhe ato
problemet individuale.
Se liria është mirëqenia, arsimi, kualiteti jetësor, siguria fizike, punësimi,
fabrika, infrastruktura dhe gjithçka që e rrethon njeriun.
Shtëpi e cila i mundësoi këto ligjerime Arbnit, shtëpi e cila e afirmoi dhe e
lartësoj edhe vet, atë.
Kështu ligjeronte Arbën Xhaferi !
Për Arbnin dhe veprimtarin e tij mund dhe duhet të flasin vetëm kjo kategori e
njerzve që në ecjen e tyre i përmbahen dhe zbatojnë keto kritere, që u
përcaktuan nga Arbni.
Ali Ameti, ithtarët e tij, njerëz që drejtëpërdrjt dhe tërthorazi mbështesin
Alinë, që në realitet janë anë e kundërt e këtyre postulateve, udhezimeve dhe
ligjerimeve të Arbnit.Të gjithë këto nuk mundë të thirren dhe flasin për
Arbnin, nuk mundë të jenë pasues të kësaj rruge të ndërtuar nga Ai.
Shtëpia e lënë trashigim nga Arbni, Partia demokratike Shqiptare, do të
mbijetojë dhe jetojë deri sa do të jetojnë shqiptarët.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Opinione
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Afrim ef. Tahiri nga Shkupi që nga vitet e para të fëmijërisë së tij iu përkushtua me plot zellshmëri mësimit të Kur’anit famëlartë. Si...
-
Një ndër figuarat e shquara të luftës së UÇK-së nga Derveni i Shkupit, Azbi Nuredini, ka goditur ashpër klanin e Kërçovës, i cili tani e ...
-
Kreu i BFI-së para ca kohe ua ndaloi hoxhallarëve të përmendin politikën në fjalimet e tyre, por nuk është problem nëse vetë Reisi Sulejm...
-
Analisti politik nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka shigjetuar shqiptarët që po përkrahin dhe po anëtarësohen në partitë maqedonase, transme...
-
Ditën kur ka ndodhur rrahja masive në këtë xhami, Sulejman Rexhepi është mburrur si një gjeldet: “kush nuk i bindet imamit që ka dekretin ...
-
Shaqir Fetai po ndjenë se tashmë është i turperuar, i dhjezur fare, pa kurrfarë respekti, i dekonspiruar deri në palcë! Ndaj dhe ka humbur...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: