Inaugurimi I një rruge solli dhjetëra funksionarë të BDI-së në fshatin Straçincë të Shkupit. Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Bekim Neziri, Bashkim Ahmeti, Pishtar Lutfiu, Driton Kuçi, Ejup Halimi, Safet Neziri, Brahim Ajvazi morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës 3 kilometrëshe të këtij fshati. Shefi I shtabit zgjedhor në fjalën e tij të rastit, tha se vizita e tyre në këtë fshat nuk ka për qëllim kërkimin e votes së banorëve, por i ka ftuar banorët që ta votojnë partinë e tyre.
“Ju bashkëngjita bashkërisht këtij delegacioni që të vijmë dhe t’ju vizitojmë por jo edhe për ta kërku votën e këtij fshati. Ju jeni ata të cilët e bëni BDI të fortë, i bëni pushtetin ekzekutiv të fortë, por e bëni edhe Ahmetin të fortë. Andaj, ftoj që me datën 11 dhjetor duke votuar BDI-në, duke fituar Ali Ahmetin të na bëni edh më të fortë se deri tani.”, ka deklaruar Bekim Neziri, BDI.
“Uroj që çdoherë të shihemi në ditë të këtilla, në promovim të projekteve e siç është rruga, me siguri në të ardhmen edhe të shkollës që ka marrë ministri i arsimit me siguri në të ardhmen uroj që të mos përsëritet asnjëherë ajo që ndodhi në Straçincë”, ka thënë Izet Mexhiti.
Nga ana tjetër, banorët e këtij fshati e shohisi punë pozitive rregullimin e rrugës, por ata me vështirësi e kujtojnë herën e fundit që Ahmeti ka vizituar banorët.
“Shumë mirë, më mirë kurrë s’ka qenë. Na kanë ndihmu, rrugën na kanë rregullu si ka qenë. Kur ka qenë?! Për vërshimet nuk ka qenë Ali Ahmeti, të tjerët kanë qenë por Ali Ahmeti nuk ka qenë. Se mbaj mend kur ka qenë, për votime. Une nuk e di kur ka qenë”, tha një banor.
Banorët më tej shprehen se Ahnmeti viziton ato vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve.
“Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk e dijmë nëse do ti bëjnë. Zgjedhjet e fundit kur kanë qenë, atëherë ka qenë Ali Ahmeti”, tha një banor tjetër.
“Kur vjen të na vizitoj është mirë, por duhet të na ndihmoj më shumë. Tani para votimeve mirë që vijnë, për zgjedhjet që bëhen por duhet edhe para sepse që 20 vite votat gjitha këto po i marrin. Kam harru kur ka qenë, para katër vite. Ndërsa Gruevski për vërshimet ka qenë 3 ose 4 herë”, tha një banor tjetër.
Sipas banorëve, në fshat ka edhe shumë punë të tjera që duhet të rregullohen.
Teuta Buçi /SHENJA/
No comments: