Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Muhamer Pajaziti/ editorial nga INA
Maqedonia po vazhdon të qeveriset nga një klasë politike, e cila po e çuditë gjithë botën me politikat e saja destruktive dhe nonsens.
Politikanët e këtij vendi për dhjetë vite me radhë përpos hajnisë dhe kriminalitetit, nuk kanë menduar as edhe një sekondë për arsimin dhe edukimin e brezave të rinj, brengë kjo edhe e shteteve më të zhvilluara në botë.
Derisa e vendet evropiane më të zhvilluara po shpenzojnë gjithë arsenalin e tyre për të investuar në dije, përmirësimin e programeve dhe kurikulave arsimore, në inovacion, ekonomi të specializuara- high-tech, në Maqedoni, sikur në mesjetë po investohet në projekte që nuk gjenerojnë vende të reja pune, përpos nxitjes së tensioneve ndëretnike, gjakderdhjes.
Në kohën kur shtetet evropiane po investojnë miliona përmes fondeve strukturore për zhvillim, punësim, duke i bërë ndërmarrjet konkurruese për tregun global, partia maqedonase në pushtet ndërton një kryq gjigant 54 metra, në një lagje ku 45 për qind e banorëve janë të përkatësisë islame.
Partia tjetër shqiptare, ndërtoi në Shqiponjë për të nderuar luftën e UÇK-së, luftë e cila mund të nderohej ndryshe, duke rregulluar statusin e ish-ushtarëve të luftës së vitit 2001, duke i ndarë banesa sociale, duke i arsimuar dhe përgatitur për tregun e punës.
Më e keqja është se këto projekte absurde po ndërtohen në kohë fushate, me qëllimin manipulimin e votuese, për mandate të reja politike për të vazhduar hajninë dhe politikat e tyre degraduese.
Çfarë është kjo sortë e politikanëve  që nuk mendon për të ardhmen, për brezat e rinj? Çfarë janë këta politikanë që nuk ngopen, edhe pse përmes korrupsionit masiv ka bërë vila, pasuri, vetura luksoze, madje disa prej tyre edhe nga dy tre dashnore.
Si është e mundur të mos shqetësohen fare, ku për çdo vit nga vendi largohet me qindra mijëra të rinj, të lodhur nga ky regjim, për një jetë të re në vendet e perëndimit?
Ku e gjejnë këtë forcë të kërkojnë mandate të reja, për të vazhduar me skenarët e tyre, vjedhje, mashtrim, persekutim, degradim të arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, dhe gjitha sferave të jetës.
Tek shqiptarët gjendja është edhe më rëndë, ata kanë provuar edhe bastisjet, montimet politike, burgosjet, shtypjen, diskriminimin – politika antishqiptare, që do ti kishte lakmi edhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milosheviq.
Se kur do të përfundo kjo dramë tragjike për shqiptarët një Zot e dinë. Mbesim me shpresë se qytetarët janë vetëdijesuar dhe në zgjedhjet e ardhshme do të dënojnë këtë kastë hajdutësh e kriminelësh.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top