Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

3 ministrat shqiptarë të arsimit, ai i Maqedonisë Abdilaqim Ademi, Ministrja Shqiptare e arsimit, Lindita Nikolla dhe kolegu i tyre nga Kosova Arsim Bajrami u bënë bashkë me rastin e shënimit të 107 vjetorit të Alfabetit Shqip në Manastir, por asnjëri nga ta nuk deshi të komentonte gjendjen e mjerueshme objektit-muze. Nga Ministria e Kulturës për gjendjen e mjerueshme të objektit gishtin e drejtuan nga Qeveria e cila sipas sekretarit shtetëror, Behixhudin Shehapi, është përgjegjëse për mirëmbajtjen. Zv/kryeministri Musa Xhaferi tha se po punohet për rastin në fjalë duke theksuar se luksi nuk ia shton peshën këtij objekti historik.
“Ne e vlerësojmë si objekt që ka vlera kulturore dhe historike. Besojë që do pajtoheni të gjithë se nuk ka të bëjë, nuk ja shton vlerën nëse do të kishte vlera luksi. Ne jemi në përpjekje dhe do ta rrumbullakësojmë, rinovojmë, do të ekspropojmë dyqanet, do ta rregullojmë oborrin. Për mendimin tim me rëndësi është porosia historike dhe besojë që gjithë do të pajtohen me mua se Manastiri duhet të jetë kryeqytet i kulturës shqiptare,” u shpreh Musa Xhaferi, zv/kryeministër.
Pamjet e prezantuara ditë më parë ditë më parë nga Alsat dëshmojnë se godina muze është lënë në mëshirën e fatit. Ministri kosovar i Arsimit, Arsim Bajrami tha se shteti shqiptarë dhe Kosova duhet të kontribuojnë në renovimin e këtij muzeu.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë dhe të Shqipërisë është e gatshme që të ndihmojë restaurimin e këtij objekti në mënyrë që vërtet ky objekt jo vetëm të ruhet dhe të konservohet sa është e mundshme në gjendje por të jetë një vend i takimeve të shpeshta, takimeve kulturore, gjuhësore të gjithë shqiptarëve dhe studiuesve shqiptarë të gjuhës shqipe,” deklaroi Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Kosovë.
Ministrja shqiptare e arsimit Lindita Nikolla tha se ajo ka ardhur në Manastir për të firmosur marrëveshje bashkëpunimi me homologët e saj dhe jo për të inspektuar gjendjen e muzeut.
“Më lejoni të konfidojë edhe në praninë e kaq shumë mediave që as nuk pashë se çka ka rreth e qark, por ndjeva peshën, peshën e asaj që çfarë burrat e mençur shqiptarë zgjodhën ta bëjnë në këtë godinë dhe sigurisht një peshë historike e madhe që kërkon angazhim të ri në kuptimin e gjithçkaje që ne do të ofrojmë edhe përmes këtyre programeve të përbashkëta të punës,” u shpreh Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit Shqipëri.
Ndryshe, në këtë manifestim ku u nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e arsimit ishin të pranishëm pothuajse të gjithë ministrat e BDI-së, por flamuri shqiptar mungonte, ai u vendos vetëm pas reagimit të mediave.
ALSAT-M

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top