Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Aurel DASARETI / 
Pra disa ditësh u takova me një mik timin, nuk ishim parë për disa vite, më tha:
– “A e din çka Aurel, edhe ti paske një “Roleks” të njëjtë si ora e efendi Sulejman Rexhepit, prej 36 mijë euro”!
– “Unë të garantojë se jam në gjendje ta dokumentoj prejardhjen legale të lekëve me të cilat bleva orën” – ishte përgjigja ime.
***
Në vitet e fundit, disa qindra shqipfolës rekrutohen për grupet terroriste arabike IS ose janë radikalizuar përmes xhamive të investuara nga Arabia Saudite etj të shpërndara në të gjithë trojet arbërore. Dhe, numri i këtyre kryelakrave të ashtuquajtur “luftëtarë të huaj” që udhëtojnë për në Lindjen e Mesme (Siri, Irak) apo zona të tjera konflikti në luftën e “shenjtë” islamike shtohet. Shumë prej tyre vriten atje, dhe mirë bëjnë që vriten, Inshallah të vriten të gjithë, por e keqja qëndron aty se shumë prej tyre kthehen të gjallë në shtëpi ndërkaq Shërbimi Policor i Sigurimit nuk ka pasqyrim të plotë se ku kanë qenë ata ose përjetimet e tyre terroriste, planifikimet e terrorit kundër Vendit tonë dhe BE-së.
Dihet se brenda cunamit të “refugjatëve” të rrejshëm afrikan/aziatik-mysliman-arabik që vërshon Evropën ka një numër shumë të madh terroristësh të IS që nga Siria dërgohen në Evropë për të kryer vepra terroriste dhe për të imponuar ligjin e Sheriatit jo vetëm në vendet Perëndimore evropiane por në të gjithë kontinentin, veçanërisht në tokat shqiptare. Dhe, terrori në Paris para një jave, i planifikuar në Siri, nuk do të jetë i fundit nëse burrat e vdekur të BE-së nuk zgjohen menjëherë dhe të përdorin pamëshirë pushkët atje ku duhet.
Prandaj, është absurde iniciativa dhe aktiviteti “humanitar” i efendi Sulejman Rexhepit, i organizatës “humanitare HILAL”, i “analistit” që mbajti 7 ditë grevë urie për “refugjatët” sirian Suad Misini etj të cilët përkundër faktit se nuk kanë kompetenca të policisë, duke dëmtuar rëndë çështjen kombëtare sigurojnë transportimin e “refugjatëve” të huaj nëpërmjet trojeve arbërore për te tezja e çmendur Merkel.
Me siguri se emrat që përmenda nuk do të ishin aspak “humanistë” dhe nuk do të ndihmonin asnjë “refugjatë” sikur këta të fundit të ishin të fesë krishtere. Kjo do të thotë se ndihma e tyre nuk është e motivuar nga humanizmi i mirëfilltë por ai i seleksionuar, nga solidariteti me “vëllezërit” e fesë myslimane të të gjithë rruzullit tokësor, vendet e të cilëve para një jave votuan kundër nesh, në favor të Serbisë për mospranimin e Kosovës shqiptare në UNESCO.
Sikur këta zotërinj të kishin qenë humanistë dhe kombëtarë të vërtetë do të ndihmonin të vetët, viktimat shqiptare të para disa muajve gjatë vërshimeve në malësinë e Tetovës
do të ndihmonin me ushqim, strehim, veshmbathje dhe barëra elementare varfanjakët e shumtë shqiptarë
do të mbanin greva urie dhe do të protestonin ashpër kundër shfarosjes së shqiptarëve të Tetovës nga niveli tmerrues i helmimit (fabrika Jugohrom) që është 18 herë më shumë se norma e lejuar – shkaku kryesor i vdekjes së shqiptarëve të atjeshëm nga kanceri; bëhet sterilizimi masiv (i pavullnetshëm) i rinisë shqiptare të cilët nuk do të mund të lindin fëmijë…
***
Problemi i “refugjatëve” të huaj në realitet është vetëm problem i vendeve arabike e jo i Evropës, dhe aspak jo i Shqipërisë.
Efendi Sulejman Rexhepi nuk ka autorizimin e shqiptarëve të FYROM-it që të përfaqëson ata dhe të shkruaje në emër të tyre, ai mund të përmend vetëm komunitetin e tij mysliman që praktikojnë fenë e tij
efendiu i nderuar gjatë predikimeve të veta asnjëherë nuk përmend emrin “shqiptar mysliman”, i jep vetvetes të drejtën t`i quaj vetëm “myslimanë” pa përmendur kombin që i përkasin efendi Rexhepi i jep vetvetes të drejtën të deklaroj kinse të gjithë shqiptarët e FYROM-it na qenkan mysliman, përkundër faktit se numri i vërtetë i atyre që praktikojnë këtë fe është jo më tepër se 10% edhe atë shumë prej tyre joserioz, ndërkaq pjesa tjetër 90% janë të papërcaktuarit, agnostik, ateistët.
***
Para disa vitesh jam takuar me ish kryeministrin e Egjiptit, Hysni Mubarak, më tha: “Mos e shtyjmë Egjiptin në një thes me shtetet tjera myslimane. Unë dhe bashkëkombësit e mi më përpara jemi krenarë se jemi egjiptian e pastaj mysliman etj. Dhe vëllezërit e mi të vërtetë janë egjiptianët e pastaj tjerët…”
***
Unë nuk them se islamofobia nuk ekziston, por në rastin konkret Akuza e islamofobisë nga efendi Sulejman Rexhepi është projektuar për të shtypur të menduarit kritik të shqiptarëve të FYROM-it kundër keqpërdorimit të fesë myslimane…
Sipas meje, islamofobia është akt i keq i veprimeve dhe praktikave që sulmojnë, përjashtojnë apo diskriminojnë njerëzit mbi bazën se ata janë ose besohet të jenë mysliman dhe janë të lidhur me Islamin. Por, njerëzit dashamirë që kritikojnë aspekte të islamit të cilat nuk përkojnë me kombin, kohën, kontinentin, rrethin, civilizimin e mirëfilltë nuk janë islamofob.
***
Në tokat arbërore keqpërdoret liria e fesë. Fundamentalistët shqipfolës ortodoks të vendit amë, synojnë shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në grek, kërkojnë ndarjen e Shqipërisë së Jugut dhe ngjitjen e saj Greqisë.
Fundamentalistët shqipfolës islamik të FYROM-it dhe Kosovës kërkojnë instalimin e Sheriatit aziatik-afrikan, shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në turq, arab…
***
Ne do të respektojmë ndryshimet. Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë.
***
Rilindësit luftuan pa lëkundje orvatjet e të huajve për t`i keqpërdorur institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Rilindësit luftuan me parullën se shqiptarët përkundër feve të ndryshme janë një dhe duhet së bashku të ngrihen kundër armikut – pushtuesve. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për të nesërmen e Atdheut, të ishin për ndarjen e Kishës nga Shteti dhe të Shkollës nga Feja.
Jemi një komb, të një gjaku, të një gjuhe, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër Kombësia të fitojë dhe, duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim të mirëfilltë ta respektojë”.
Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Shkombëtarizimi i shqiptarëve ka marrë përmasa dramatike.
Duhet kundërshtuar me kohë orvatjen e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare.
Autori është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike në SHBA

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top