“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që
në të (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues
i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e
përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në
udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron
lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e
lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se ju
udhëzoi dhe që të falënderoni.” (El-Bekare, 185)
Të dashur besimtarë, nesër fillojmë agjërimin. Ju
ftoj të jemi të lumtur që Allahu xh.sh. na e mundësoi që edhe sivjet të presim
Muajin e Ramazanit, Muajin e Shpalljes së Kuranit dhe, ta madhërojmë Krijuesin
tone për udhëzimet që na i shpalli, ta madhërojmë për tërheqjen e kufirit në
mes gënjeshtrës dhe së vërtetës. Islami është vetë e Vërteta.
E vërtetë është që Allahu Mëshirëplotë na e bëri obligim agjërimin si çua kishte bërë edhe popujve të tjerë. Përmes agjërimit shpëlahet dhe lartësohet shpirti, ruhet syri, veshi, goja, shtohet përqëndrimi vetëm për ibadet, për lutje, për vepra të mira, për humanizëm.
Vëllezër e motra, Muaji i Ramazanit është muaj i rahmetit, muaj i demonstrimit të unitetit dhe të respektit të ndërsjellë. Në këtë muaj merr kuptim humanizmi, por vetëm duke ua zgjatur dorën të varfërve e skamnorëve. Lum ajo dorë që jep, ndaj, të dashur besimtarë, ju ftoj që këtë mauj ta kalojmë sa më shumë në humanitet dhe në vepra të mira e në bamirësi. Ne, si myslimanë të devotshm, kemi obligim që ta zhvillojmë dhe ta avansojmë jetën tone fetare dhe, pa dyshim që këtë e bëjmë perms dy vatrave tona arsimore islame: Medresesë Isa Beu dhe Fakuletit të Shkencave Islame. Këto dy vatra ndihmohen vetëm duke ua dedikuar sadakatul fitrin dhe zektin tonë, prandaj, jepne kontributin tuaj, sepse Allahu xh.sh. do t’ua shumëfishojë pasurinë ashtu siç do t’ua shtojë shpërblimet për ibadetet që do t’i kryeni gjatë këtij Muaji të Bekuar.
E lus Allahun Mëshirëplotë që të kaloni një agjërim të mbarë e me plotë ibadete.
Ju qoftë për hajër Muaji Bekuar i Ramazanit.

No comments: