Rezoluta e propozuar nga grupi i AAK-së dhe i harmonizuar mes përfaqësuesve të grupeve të tjera parlamentare për rastin e arrestimit në Slloveni të Ramush Haradinajt, mori numrin e nevojshëm të votave të deputetëve pas përsëritjes së votimit.
Ndërsa në rastin e parë Projektrezoluta nuk mori numrin e nevojshëm të votave të deputetëve, pas insistimeve që .procesi i votimit të përsëritet, për të votuan 65 nga 73 deputetët e pranishëm. Tetë prej tyre abstenuan, përcjell Koha.net.
Në tekstin e Rezolutës thuhet se Qeveria dhe presidentja të kërkojnë nga Qeveria sllovene që pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthejë pasaportën diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë ish-kryeministrit, liderit të AAK-së, deputetit Ramush Haradinaj, që Qeveria e Kosovës të kërkojë nga Brukseli pastrimin e listave të Interpolit dhe që t’i drejtohet notë proteste shtetit slloven nga Republika e Kosovës./koha/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Kosovë
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments: