Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ristaurimi i traktorëve për gjashtë vite dhe kontroll teknik në çdo dy vjet, matje e detyruar e emisionit të gazrave që lëshojnë automjetet gjatë kontrollit teknik dhe regjistrimit, shkurtimi i afatit të pritjes së përgjigjes nga Byroja e metrologjisë për automjete të importuara... janë një pjesë e ndryshimeve të Ligjit për automjetet që u miratuan në seancën e fundit qeveritare, ndërsa i prezantoi sot ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri. 

"Këto ndryshime kanë për qëllim të rritin efikasitetin e institucioneve të byrove për metrologji, që të ulin shpenzimet tek bujqit dhe blegtorët në pjesën e pagesës për traktorë, që të rritin sigurinë në qarkullim dhe të mundësojnë një mjedis më të pastër jetese", tha Neziri. 

Ai theksoi se një nga ndryshimet ka të bëjë me efektivitetin e institucioneve. 

"Të gjitha automjetet që importohen tani duhet që të parashtrojnë kërkesë për shërbimet teknike e cila hyn në proces në Byronë për metrologji dhe presin 15 ditë. Tani shkurtohet afati deri në 7 ditë", theksoi Neziri.

Siç informoi, ndryshimi tjetër ka të bëjë me pjesën e regjistrimit të traktorëve, që për dallim nga tani kur regjistrohen dhe  i nënshtrohen kontrollit teknik çdo vit, do të duhet që të regjistrohen në çdo gjashtë vjet dhe të çohen në kontroll teknik në çdo dy vjet.

Me këtë ndryshim të Ligjit për automjete, siç tha Neziri zvogëlohen shpenzimet e bujqve dhe blegtorëve.

Sipas tij një nga ndryshimet duhet që të kontribuojë për përmirësimin e mjedisit të jetesës, ndërsa ka të bëjë me vendosjen e matjes së detyruar të emisionit të gazrave që shkaktojnë automjetet  gjatë kontrollit teknik dhe mbi bazën e kësaj të vendoset nëse duhet që të regjistrohen apo jo. Në pajtim me ligjin aktual, emisioni i gazrave që shkaktojnë automjetet  në atmosferë  matej vetëm tek automjetet për të cilat ka pasur dyshim të caktuar.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që të gjitha format apo personat fizikë që  montojnë boca me gaz në automjete të regjistrohen në Ministrinë e Ekonomisë, me qëllim, që siç tha Neziri, të shmangen situata  kur qytetarët të cilët nuk kanë paisje të licencuara të gazit t'i nxjerrin gjatë çdo regjistrimi.

Konfirmohet edhe kohëzgjatja e kontrollit teknik të paktën 10 minuta për një automjet dhe 20 minuta për automjete të transportit në stacionet për kontroll teknik.

Deri tani, tha Neziri ka pasur raste që një stacion  për kontroll teknik të kontrollojë nga 100 deri në 150 automjete  gjatë orarit të punës  edhe pse  ka vetëm një shirit për kontrollin e automjteve. Me ndryshimet ligjore, kohëzgjatja  përcaktohet në mënyrë strikte dhe me këtë, siç thekson, konkurrenca për të gjitha stacionet do të jetë në të njëjtin nivel./koha/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top