Më 13 qershor Levizja BESA do të organizojë marsh protestues në Shkup në të cilin do të shprehet revolta për gjendjen e keqe politiko-sociale në të cilën ndodhen aktualisht shqiptarët. Kryetari i Këshillit Koordinues së Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shpjegoi se marshi do ketë karakter gjithëshqiptar dhe se Lëvizja BESA vetëm e inicion marshin. “Për këtë arsye marshi nuk do të ketë emblemë partiake të Lëvizjes BESA. Madje, edhe motoja qendrore e këtij marshi është lënë të vendoset me konsensus të të gjithë organizatorëve”, deklaroi Kasami. Protesta do të fillojë në ora 17:00 ndërsa marshi do të niset nga lagjja e Çairit dhe do vazhdojë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ku do të lexohen mesazhet e protestës. Lëvizja BESA u bëri thirrje publike subjekteve politike shqiptare, Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, si dhe organizatave joqeveritare, intelektualëve, artistëve, gazetarëve, dhe personaliteteve të tjera shqiptare që ta formojmë bashkërisht një këshill për organizimin e këtij marshi protestues. Pikat e kërkesave themelore që i deklaroi Kasami janë: dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Gruevski-Ahmeti; hetimin dhe ndëshkimin e të gjitha krimeve të politikanëve të inkriminuar; Zaevi t’i publikojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me të vërtetat shqiptare, e veçmas ato që kanë të bëjnë rastet e montuara, siç është “Monstra” – ndryshe do ta konsiderojmë pjesëmarrës në fshehjen e krimeve; do të deklarojmë se pas publikimeve të përgjimeve, si dhe pas dështimit në mbrojtjen e ndonjë agjende shqiptare, BDI dhe PDSH nuk janë më përfaqësuese të shqiptarëve të Maqedonisë dhe ato nuk kanë të drejtë të vendosin për shqiptarët në asnjë negociatë të mundshme; lirimin e të burgosurve të rasteve të montuara “Monstra”, “Sopot” dhe “Brodec”; zbardhjen e vrasjes së Harun Aliut dhe shokëve të tij; ndriçimin e plotë të rastit të Lagjes së Trimave në Kumanovë, përgjegjësinë e autorëve dhe organizatorëve të atij skenari dhe zgjidhjen urgjente të dëmtimeve të vendbanimeve shqiptare të shkatërruara padrejtësisht; zyrtarizim të gjuhës shqipe; ndarje të barabartë të buxhetit;
marrëveshje të re për ridefinimin e Maqedonisë si shtet i përbashkët konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe dorëheqje të ministrave shqiptarë./koha/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e re në të cilën autori thotë se gjenden Musa Xhaferi dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Di...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
Çka i pjerdhi mendja këtij farë sklerotipi që të pozicionohet në anën e krimit dhe kundër fakteve të pamohueshme turke që e zbardhën vras...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Nëse ngjarja e Bedrit kishte për qëllim themelimin e idesë islame, parimet, mësimet, atëherë bedri ynë është përkujdesja në zhvillimin e ...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: