Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Krahas tre programeve studimore, ISHKSH planifikon të çelë një program të ri studimor që nuk është në asnjë prej universiteteve shqiptare - Kulturologjinë, drejtim interdisiplinar që do të përfshijë studime në sfera të ndryshme të kulturës, letërsisë, arteve dhe komunikimit masiv. Gjatë muajve të parë të funksionimit të studimeve pasuniversitare, në Institut pohojnë se programi më i kërkuar deri tani ka qenë Histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare
Evis HALILI

Programi studimor i Kulturologjisë pritet t’i shtohet studimeve të tjera pasuniversitare që funksionojnë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, që nga nisja e këtyre tre programeve - Histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe, interesimi më i madh i studentëve ka qenë për programin e parë. Dy semestrat e parë përfundojnë në fillim të muajit korrik dhe gjatë kësaj periudhe kanë ligjëruar kuadro nga Instituti, si edhe profesorë nga universitetet e tjera shqiptare, por nuk kanë munguar as ekspertë të ftuar për të trajtuar tema të ndryshme. Nga Instituti pohojnë se semestri i tretë është i parashikuar për ligjërata, ndërsa i katërti për përgatitjen e tezës së magjistraturës, një afat i mjaftueshëm kohor për hulumtimin shkencor, definimin e metodologjisë dhe shkrimin e punimit në tema të ndryshme. Edhe pse, shton Sefer Tahiri, sekretar në ITSHKSH, rekomandimet e tyre janë që temat të jenë në funksion të njohjes, rinjohjes dhe afirmimit të identitetit shqiptar. “Planifikojmë që në të ardhmen të konkurrojmë me programe tjera për akreditim dhe jeni në proces të analizës së nevojave dhe kërkesave të profileve shkencore, që do të angazhoheshin në institutin tonë, por edhe në fusha tjera. Pasi të përgatisim dokumentacionin e nevojshëm do të konkurrojmë me programe të reja. Kemi në plan të konkurrojmë me programin studimor Kulturologji, që të nxjerrim profilin e kuadrove që do angazhohen në institut dhe në institucionet kulturore shtetërore. Titulli që do të jepet është magjistër i Kulturologjisë. Do të jetë interdisiplinar, domethënë do të përfshijë studime të kulturës, letërsisë, arteve dhe komunikimit masiv”, thotë Seferi. Deri tani figurojnë të regjistruar 13 studentë, në programin studimor Histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për shkak të shpalljes me vonesë të konkursit në muajin shkurt, pas marrjes së lejes përfundimtare nga Ministria e Arsimit. Konkursi për vitin e ardhshëm akademik 2015-2016 shpallet në muajin shtator dhe do të qëndrojë i hapur për dy javë. Sipas drejtuesve të institucionit, çelja e studimeve pasuniversitare, si një veprimtari e dytë e këtij institucioni, do të krijojë mundësi të mira në të ardhmen për specializimin e kuadrove të reja në ato fusha për të cilat ka më shumë nevojë, duke plotësuar kështu vakumin në sektorë të ndryshëm. 


Dy vepra nga Viktor Sopi për Fishtën dhe Gjeçovin
Në Institutin e Trashëgimisë janë promovuar të enjten dy veprat shkencore të Dom Viktor Sopit “Fishta, dëshmi e identitetit shqiptar”, dhe “Gjeçovi - tradita dhe qytetërimi shqiptar”, të cilësuara si botime të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Drejtori Skënder Asani tha se këto vepra të autorit Sopi, edhe më tepër e argumentojnë dhe përforcojnë identitetin tonë etnik-kombëtar në këto troje të Ballkanit. Duke folur për motivet që e kanë shtyrë të shkruajë këto vepra, autori Sopi tha se angazhimi i tij ka qenë i kahershëm, që kur ka nisur të mbledhë dëshmi të shumta për veprimtarinë e këtyre dy figurave madhore. Në këto dy vepra janë përfshirë gurra e pastër epike e lirike, por edhe komike e Fishtës, sikurse dhe puna krijuese e Gjeçovit në sistemimin e vlerave të kanunit të Lekë Dukagjinit. Në këtë promovim i prezantuan recensionet e tyre rreth këtyre veprave edhe studiuesit Emin Kabashi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Zeqirija Ibrahimi nga ITSHKSH. Dy veprat janë botim i përbashkët i tre instituteve albanologjike të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës./koha/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top