Pas lajmeve të publikuara nga disa media se njëri
nga anëtarët e Nismës, Afrim Tahiri posedon pasuri të madhe, ku kjo bëhet vetëm
të degradohet autoriteti dhe dinjiteti i tij, andaj ai nuk heshti po u përgjigjë
më shumë se sa vetëm mediave që e kanë pyetur. Ai ka dalë me komunikatë duke
shpalosur gjithçka mbi pasurinë e tij. Andaj në komunikatën e tij të publikuar
në profilin e tij zyrtar qëndron kjo: “ Këto ditë, gazetarë të disa mediave të
vendit, më kanë shtruar shumë shpesh një pyetje, duke qenë skajshmërisht
korrekt në raport me dinjitetin tim! Duke më treguar se po brifohen prej
disa këlyshve të Sulejman Rexhepit lidhur me pasurinë time, thjesht, më kanë
pyetur: Sa i pasur jam? Cila është pasuria ime?
Sulejman Rexhepi e di fare mirë se cila është
pasuria ime, sepse kemi qenë si mishi me thoin, nuk ka sekrete në mes meje dhe
Sulejman Rexhepit, gjithçka dijmë njëri për tjetrin. Ai nuk i brifon gazetarët
por i ndërsen disa këlyshë duke i manipuluar dhe duke u shpërfytyruar para tyre
si njeriu më i devotshëm dhe më fukarai në vend. Nuk e ka vjedhur BFI-në
Sulejman Rexhepi por Afrim Tahiri?! Do me thënë se, BFI-ja na u paska vjedhur,
këtë e pohon Sulejman Rexhepi përmes këlyshëve të vet.
Jo vjedhësve të vëkëfeve dhe të ndihmave humanitare,
jo vjedhësve të haxhit, të fitrit e të zeqatit por, thjesht, mediave të vendit,
gazetrëve të vendit, u ofroj një kontratë shumë të sinqertë përmes së cilës, i
ftoj në investigim, duke i inkurajuar dhe duke i lutur që mos të pushojnë së
hulumtuari mbi pasurinë time.
Unë po deklaroj publikisht se kam disa ara e livadhe
si dhe një shtëpi katundi që nga 1965 bashkë me vëllezër në katundin Bllacë.
Kam banesën time, kam një makinë Audi 6 si dhe nja 15 mij euro borxh bankave të
vendit! Secilit gazetar dhe secilës media jam në gjendje t’ia nënshkruaj të noterizuar
kontratën përmes së cilës ua fal çdo pronë, çdo pasuri timen që i tejkalon këto
që i deklarova publikisht.
A është në gjendje Sulejman Rexhepi ta ofrojë një
kontratë të tillë për mediat e vendit? A është në gjendje të shpjegojë se prej
nga tërë ajo pasuri përallore e tij? Ndërsa unë ofroj edhe një kontratë tjetër:
për çdo pronë që nuk jam në gjendje ta tregojë burimin e saj, ua fal gazetarëve
apo mediave.
Më akuzoi mua dhe shokët e mi si bashkpunëtorë të
shërbimeve sekrete ndërsa kur i doli dokumenti se kush ka bashkëpunuar me S.M.
dhe sidomos kur doli fakti se ç’kishte bërë miku i tij i ngushtë udb-ash në
rastin e Lagjes së Trimave, fushatën e vet denigruese kundër personalitetit tim
e drejtoi kah “pasuria marramendëse” që e paskam! Unë që nga kjo deklaratë
publike do të kem vetëm këtë që e deklarova, jasht kësaj pasurie dhe prone
gjithçka do t’ju takojë gazetarëve investigativë si dhe mediave që do të
hulumtojnë pronën time.
Janë tepër të kota përpjekjet e tij për ta
defokusuar opinionin nga problem i vetë dhe më se i vërtetë: ilegjitimiteti i
Sulejman Rexhepit si dhe vjedhja e postit reisul ulema përmes deponimit të
dokumenteve fals në gjykatë dhe në regjistrin qendror. Vepër penale kjo që
vështirë se mund të kalojë pa ndëshkim!”

No comments: