Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Duke folur në një skenë të vendosur përpara zyrave të qeverisë në Shkup, lideri i opozitës Social-Demokrate, Zoran Zaev, tha se pret që kriza mbi skandalin e përgjimeve ilegale në Maqedoni do të përfundojë shpejt me ndihmën e ndërmjetësimeve ndërkombëtare.
“Ka shenja të qarta që BE dhe SHBA do të dërgojnë përfaqësues në bisedimet [mes Zaev dhe Kryeministrit Nikola Gruevski] dhe nuk do të lejojnë tejzgjatje [të krizës] deri më vonë gjatë verës”, tha Zaev.
Duke përsëritur thirrjen e tij për dorëheqjen e Gruevski, Zaev tha: “Është shumë herët të themi nëse do të ketë zgjedhje por dikush duhet të garantojë që këto zgjedhje do të jenë të drejta dhe demokratike, dhe ai dikush nuk është Gruevski. Na duhet një qeveri e përkohshme për të na përgatitur”.
Pas një pushimi dyjavësh, opozita vazhdoi të mërkurën publikimin e regjistrimeve sekrete të bisedave zyrtare që kanë diskredituar qeverinë.(INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top