Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli sot e vizituan "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, ku para pothuajse tri javëve u zbatua aksion policor për shpërbërjen grupit të armatosur
Paraprakisht, Çavkov, Bejli dhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski patën takim të përbashkët në SPB Kumanovë.
Pas takimit Çavkov deklaroi se kjo është vizita e parë e tij si ministër i Punëve të Brendshme në SPB Kumanovë pas ngjarjeve nga 9 dhe 10 maji, por tha se paraprakisht këtu ka qenë në cilësinë e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Te kolegë e tij është interesuar, siç tha, si kanë rrjedhur aktivitet para dhe gjatë ngjarjeve, si e kanë bashkëpunimin me bashkësinë lokale dhe me qytetarët.
"Duhet të nënvizoj se në mënyrë të konsiderueshme ndryshohet perceptimi i qytetarëve lidhur me punën e policisë, e për këtë dëshmojnë hulumtimet të cilat janë të pavarura dhe i zbaton OSBE-ja në çdo dy vjet. Gjithnjë e më shumë përmirësohet qëndrimi dhe kënaqësia e qytetarëve nga puna e policisë, por njëkohësisht jam edhe kritik edhe vetëkritik, sepse asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me një situatë staus kuo. Duhet t'i gjejmë edhe dobësitë para, gjatë dhe pas ngjarjeve në Kumanovë" theksoi Çavakov.
Ministri theksoi se duhet të nxirren leksione si të përmirësohet puna e policisë.
Vlerësoi se Kumanova është sigurt dhe se ngjarja e 9 dhe 10 majit ka qenë ngjarje e izoluar nga ana e, siç tha, individëve dhe grupeve të armatosura të cilët nuk hasën mbështetje nga bashkësia lokale.
Sipas tij, forcat e sigurisë së Maqedonisë nuk heshtën në rastin me Kumanovën.
"Forcat e sigurisë nuk heshtën sepse pasi morëm informacione relevante ne zhvilluam masa dhe aktivitete për analizën e këtyre informacioneve dhe vepruam në mënyrë përkatëse për informacionet. Zhvilluam plane përkatëse për aksion operues, plane për menaxhim me rreziqet dhe efekti nga kjo është eliminimi i strukturës të grupit të armatosur që ishte në Kumanovë" tha ministri i Punëve të Brendshme.
Shprehu kënaqësi nga mbështetja që ambasada e SHBA-së e jep për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
Ambasadori Bejli tha se sot ka ardhur në Kumanovë t'u japë mbështetje policisë, qytetarëve dhe kryetarit të komunës pas ngjarjes më 9 dhe 10 maj.
"Erdha për ngjarjen në Llopatë, por nuk munda ta tejkaloj Kumanovën dhe t'i jap mbështetje policisë, qytetarëve dhe kryetarit të komunës të cilët para dy javëve përjetuan një dramë, por edhe angazhimin dhe jetët që i dhanë policët. Me me rëndësi është ajo që krahas asaj nëpër të cilën kaluan, qytetarët mbetën dhe qëndruan bashkë dhe e hodhën poshtë idenë se ky është konflikt etnik dhe se dhuna nuk është e pranueshme për to. Mendoj se kjo është porosi shumë e rëndësishme. Këtu jam që ta shpreh shqetësimin tim në emër të miqësisë së SHBA-së dhe të bisedojë me udhëheqësit lokal me qëllim që të ruhet atmosfera në lagjen e cila ka qenë edhe më herët " deklaroi ambasadori amerikan Bejli.
Kryetari i komunës së Kumanovës Damjanovski tha se ministri i Punëve të Brendshme Çavkov ka paralajmëruar bashkëpunim dhe vizitë në komunën e Kumanovës.
Në aksionin policor në lagjen e Kumanovës "Lagja e Trimave " më 9 dhe 10 maj e humbën jetën 8 policë, ndërsa u lënduan 37. Në aksion e humbën jetën dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur në këtë lagje të Kumanovës./koha/


No comments: