Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Cili e ka fytyrën e patriotit, Koci, Thaçi apo Valon Behrami

Milaim Zeka ka zbuluar edhe anën tjetër të PDK-së, dhe qeverisë Thaçi, dyfytyrësinë, sharjet dhe fyerjet në emër të patriotizmit dhe avancimin e "udbashëve".
Sipas traditës evropiane në demokracinë perëndimore, individi dhe të drejtat e tij janë të pacenueshme, dhe me këtë askush nuk bëhet përgjegjës apo bashkëpërgjegjës për çfarëdo të keqe që se ka bërë ai, por familjari, babai, nëna, vëllai, e lëre më xhaxhai apo kushërinjtë.
Tradita kanunore
Por, para kësaj tradite evropiane edhe në traditën shqiptare babai nuk mund të merret në përgjegjësi për fajet e të birit të rritur dhe anasjelltas. Sipas Kanunit, dokumentit ligjor -gojor mijëra vjeçar të shqiptarëve, drejtësinë për këtë e kishte ndarë Vojsava, nëna e të madhit Skënderbe. Vojsava në përgjigjen e saj kishte thënë, se nga i miri del i keqi, dhe nga i keqi lind i miri, dhe nga këndej thënia e përgjithshme popullore, “nga Skenderi del beteri, nga beteri del Skenderi”.
Gazetari Milaim Zeka me një shënim të tij në fb duke i dalë në mbrojtje Valon Behramit, ka zbuluar edhe anën tjetër të fytyrës së PDK-së, dhe qeverisë Thaçi. Ai ndonëse nuk pretendon të zbulojë, nëse xhaxhai i Behramit, ishte pjesëtarë i sigurimit UDB-së, i thotë zëvendësministrit Gani Koci, se nëse është ashtu siç pretendon ai, pse atëherë shefi i tij, të njëjtit njerëz po i avancon.
Profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu, vlerëson se është e drejtë e Valon Behramit që të përcaktohet se për cilat ngjyra dhe cilën kombëtare të luaj.
“Unë nuk e njoh backgroundin familjar të Valon Behramit, kështu që nuk mund të them asgjë nëse Gani Koci ka shpifur apo ka thënë të vërtetën për familjen e tij. Por, sido që të jetë backgraundi familjar, e drejtë e Valonit është të përcaktohet se cilat ngjyra do t'i mbrojë, cilit komb do t'i mbetet lojal dhe cilin do ta tradhtoj”....
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top