Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur këtë të enjte në Tiranë homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, me të cilin ka rënë dakord mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në përfundim të takimit, Nishani ka nënvizuar se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve duhet të vazhdojë, duke qenë se dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta ekonomike dhe strategjike.
“Për Shqipërinë, Maqedonia është një vend i rëndësishëm dhe mik, me të cilin ndajmë edhe marrëdhënie të shumëfishta, kulturore dhe ekonomike. Është me rëndësi që ky trend marrëdhëniesh të mira të vazhdojë”, ka thënë Nishani.
Sipas kreut të shtetit, Tirana dhe Shkupi kanë konstatuar tashmë një seri fushash, përfshirë atë të interesit strategjik, duke qenë se të dyja vendet synojnë anëtarësimin në BE. Në planin e integrimeve, Nishani ka nënvizuar se, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është në interes të sigurisë në rajon.
Duke u ndalur tek marrëdhëniet ndëretnike në vendin fiqnj, Presidenti ka vlerësuar rolin “e rëndësishëm” të faktorit shqiptar atje, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë maturi ndaj ngjarjeve që, ndonëse të vogla, nxisin tensione.
Nga ana tjetër, ai ka siguruar homologun Ivanov se do të garantohen të gjitha të drejtat që pakica maqedonase në Shqipëri të ruajë identitetin e saj kombëtar.
Ndërkaq, Presidenti Ivanov ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të intensifikohet, në veçanti në aspektin ekonomik. Ai është shprehur optimist se investimet dypalëshe në infrastrukturë do të ndihmojnë në këtë drejtim.
“Ne si dy shtete kemi një bashkëpunim të frytshëm, me takime të shpeshta dhe marrëdhënie shumë të mira. Besoj se do të arrijmë të rindërtojmë bashkëpunimin të mirë përmes mbajtjes së kësaj dinamike. Presidenti Nishani ka një ftesë për të vizituar Maqedoninë dhe ne i përkushtohemi intensifikimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë. Por ka diçka për të cilën s’mund të jemi të kënaqur. Nga takimi shtetëror i kaluar, viti 2012, e deri më sot kemi një bashkëpunim ekonomik, por ai nuk mund të jetë në këtë nivel që është. Ndaj, marrëdhëniet e mira duhet të kthehen në një bashkëpunim ekonomik më të lartë. Besoj se investimet e mëdha në infrastrukturë do të ndikojnë edhe më shumë në bashkëpunimin tonë”, ka thënë Ivanov. /koha/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Shqipëri
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Kombëtarja e Portugalisë fitoi titullin e kampionit të Evropës. Pas plotë 120 minutave Portugalia e mposhti me rezultat 1:0 Francën, në fi...
-
Nëse ngjarja e Bedrit kishte për qëllim themelimin e idesë islame, parimet, mësimet, atëherë bedri ynë është përkujdesja në zhvillimin e ...
-
Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke thek...
-
Ndër 20 kompanitë më të mëdha të botës, 9 janë nga fusha dixhitale Komisioni Europian paraqiti dy drafte të reja për vendosjen e tak...
-
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e re në të cilën autori thotë se gjenden Musa Xhaferi dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Di...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: