Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në interpelancën parlamentare që është ngritur nga opozita ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon sistemin gjyqësor në Kosovë. Dhomat e Specializuara do të trajtojnë në mënyrë profesionale pretendimet e ngritura nga Dick Marty. Kryeministri Mustafa tha se nuk e dimë numrin e rasteve dhe kush mund të jenë individët të përfshirë në të.
“Ne besojmë në pastërtinë e luftës së UCK-së”, tha Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se Qeveria e Kosovës është duke respektuar marrëveshjet e ratifikuara në Kuvend për sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.
Shefi i Qeverisë ka deklaruar se Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale ishte miratuar me 2/3 e deputetëve dhe si i tillë do të zbatohet.
“Qeveria zbaton ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa, në interpelancën e Kuvendit të Kosovës./ALMAKOS
No comments: