Ali Ahmeti: Le të publikohet gjithçka, qoftë çdo bisedë e imja
“Prandaj, në paraqitjen time të parë publike, rreth situatës së re, kërkova monitorim ndërkombëtar me ekip politik të përforcuar nga ekspertë ligjor dhe të hetuesisë. Gjithashtu kërkova që asgjë të mos mbetet enigmatike dhe të shuhet kureshtja e opinionit, andej po e përsëris edhe këtu sot para jush, çdo gjë që ekziston për Bashkimin Demokratik për Integrim, le të del në shesh. Bile, çdo bisedë e imja, qoftë për punë politike, qoftë për punë private, le të publikohet. Unë, miqtë e mi, nuk bëj politikë me standarde të dyfishta. Unë, nuk mendoj natën se ç’far sherri të bëj ditën. Unë, si mendoj, ashtu edhe flas. Si flas, ashtu edhe veproj”, ka thënë Ali Ahmeti.

No comments: