Ish punonjës e bashkëpunëtorë në vigjilje të këtij përvjetori pohojnë se rëndësia e kësaj gazete që në vite u shndërrua në një institucion të kulturës e edukimit, në një arkiv të historisë më të re të shqiptarëve, është e madhe, po aq sa edhe fatkeqësia që ky emër është harruar dhe nuk arriti t’i mbijetojë kohës. Sipas tyre, ajo që nuk duhej të ishte lejuar është humbja e materialit arkivor, numrave të gazetës, shtojcave dhe revistave që janë botuar në vite, të cilat tek-tuk mund të gjenden në ndonjë bibliotekë, katedër në vend, apo edhe në Tiranë e Kosovë
Evis HALILI
Gazeta e parë shqiptare “Flaka e vëllazërimit” pas disa ditësh shënon 70 vjetorin e themelimit. Ish punonjës e bashkëpunëtorë në vigjilje të këtij përvjetori pohojnë se rëndësia e kësaj gazete që në vite u shndërrua në një institucion të kulturës e edukimit, në një arkiv të historisë më të re të shqiptarëve, është e madhe, po aq sa edhe fatkeqësia që ky emër është harruar dhe nuk arriti t’i mbijetojë kohës. Sipas tyre, ajo që nuk duhej të ishte lejuar është humbja e materialit arkivor, numrave të gazetës, shtojcave dhe revistave që janë botuar në vite, të cilat tek –tuk mund të gjenden në ndonjë bibliotekë, katedër në vend, apo edhe në Tiranë e Kosovë. Në fillim gazeta Flaka e vëllazërimit ka qenë javore. Një kohë të gjatë është botuar tri herë në javë, ndërkaq në fillim të viteve 90-ta u bë e përditshme. Periudha e artë e gazetës konsiderohen vitet 70-ta, kur në kuadër të gazetës botohej edhe shtojca e kulturës. Në këtë gazetë, ndër të tjerë kanë punuar edhe Jusuf Gërvalla e Teki Dërvishi, dy figura shumë të rëndësishme të politikës dhe letërsisë shqiptare. Për t’u theksuar është fakti se gjuha e unifikuar shqipe në gazetë është aplikuar para se të mbahet Kongresi i unifikimit të gjuhës (në vitin 1972). Edhe përkundër shumë presioneve pas vitit 1981, Flaka asnjëherë nuk lejoi që toponimet shqipe të zëvendësohen me toponime maqedonase. Është themeluar nga Petro Janura, ndërsa si kryeredaktorë të gazetës Flaka në vite kanë qenë edhe Lutfi Rusi, Xhevat Gega, Rexhep Zllatku, Abdylhadi Zulfiqari, Fejzi Bojku, Faik Mustafa etj.
Flaka, emblematike për shqiptarët
Ish gazetari Xhabir Ahmeti pohon se ndonëse në kushte të një kontrollimi të vazhdueshëm të pushtetit, “Flaka e vëllazërimit” u bë dëshmitare dhe ditar i ngjarjeve të rëndësishme historike, të mbushura me vuajtje, turbulenca politike, burgosje e ndjekje të shqiptarëve, por nuk mbetën pa u shënuar edhe shumë çaste të bukura, veçanërisht të atyre që kishin të bëjnë me kulturën, letërsinë e sportin.
“Kjo redaksi u bë kështjellë për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Për pesëdhjetë e katër vjet sa doli, ajo ishte dritarja e vetme e shtypur informative në gjuhën shqipe dhe, njëherësh, edhe shkollë ku shkathtësitë e tyre krijuese gazetareske e letrare i ushtruan shumë shkrimtarë, gazetarë. Po t’i kishim kaluar në kushte normale këto vite të Jugosllavisë dhe të Maqedonisë së sotme, ajo do të kishte qenë emblematike. Fillimi i daljes së saj mbeti të jehojë vetëm midis disa mësuesve patriotë e demokratë të kohës, kurse shuarja e turpshme e gazetës as që u vërejt fare. Tash fatkeqësisht nuk mund të themi se kemi çka të festojmë. Ajo më nuk ekziston e madje askujt nuk i shkon as në qosh të mendjes se ajo duhet t’i kthehet lexuesit si një servis publik, sepse ajo është përmendore më e rëndësishme e këtij vendi se qindra skulptura e objekte kulti që u ngritën viteve të fundit me mjetet e buxhetit të vendit”, thotë Ahmeti.
Ish redaktori i redaksisë së botimeve, Halil Zendeli vazhdon të botojë një prej revistave të Flakës..., Jehonën. “Botimin e Jehonës, e vazhdova pas mbylljes së Flakës së vëllazërimit si ‘Jehona e re’, më shumë për të ruajtur kontinuitetin e asaj reviste elitare që merrej me kulturë shkencë e art, deri sivjet. “Kam pasur një lloj mbështetje nga Ministria e Kulturës për botimin e dy apo tre numrave në vit, por kryesisht kam mundësuar botimin e saj me mjetet e shtëpisë time botuese ‘Vatra’ dhe kështu do vazhdoj edhe këtë vit, apo edhe më tutje. Nuk mund të pretendoj që kjo revistë do të jetë ashtu siç ka qenë dikur, por mbi të gjitha është e rëndësishme që të mbetet brendi. Të mos përsëritet ajo që ndodhi me revistat e tjera, si ato për fëmijë, apo edhe vetë gazeta, që u humb një traditë shumëvjeçare. Fatkeqësia më e madhe është se neve na kanë humbur edhe kompletet e gazetës, revistave që kanë qenë me lidhje të forta, s’e dimë se ku gjenden”, thotë Zendeli.
Botimet vunë një gur modest
Ai shton se gjatë viteve kur ka punuar si redaktor janë botuar një numër i konsiderueshëm titujsh nga zhanre të ndryshme që po t’i llogarisim si atëherë me tabakë, i binte me nga 200 tabakë për autorë, 18 – 20 tituj. Po ashtu janë botuar edhe veprat e autorëve nga Kosova, që nuk ua botonin librat atje. Sipas Zendelit, po të bëjmë një krahasim me sot, mund të thuhet se atëherë botoheshin më shumë libra nga sa botohen sot.
“Me përjashtime të vogla, edhe censura nuk ka qenë e madhe ose rigoroze, por edhe ne gjenim mënyrën sesi dikujt t’i botohej një vepër, edhe pse mund të kishte pengesa. Si rast mund të sjell botimin e veprës së Aleksandër Matkovskit për Dervish Carën, që ia kishte refuzuar ‘Misla’, por që ne ia botuam, edhe pse një gjë e tillë ishte e vështirë”, thotë Zendeli.
Krijuesi Resul Shabani që ka drejtuar po ashtu redaksinë e botimit të librit artistik, themeluar nga kritiku Ali Aliu, thotë se me një total prej 500 tituj librash ka vënë një gur modest, por të rëndësishëm në monumentin e letërsisë sonë mbarëkombëtare.
“Ajo pasuronte brenda mundësive letërsinë shqipe edhe me përkthime dhe shikuar nga ky prizëm mendoj se redaksia ia ka dalë jo gjithmonë, por me sukses që ta përmbushë misionin e saj. Duhet të theksohet se kushtet nuk kanë qenë aq të favorshme pasi botoheshin aq tituj sa lejonte MK. Si rezultat numri i krijuesve shqiptarë vinte duke u rritur. Por këtu kanë botuar edhe emra të njohur nga Shqipëria e Kosova. Mund të përmend librin e fundit të Jusuf Gërvallës që e botuam disa javë para se të arratisej. Edhe pse redaksia ka vepruar në një ambient jo shumë komod, kadrovik, financiar, apo edhe shoqëror e politik, ajo kontribuoi edhe në nxitjen e përkrahjen e krijuesve shqiptarë”, thotë Shabani.
Ndërsa krijuesi Fejzi Bojku, ish redaktor i revistave për fëmijë, pohon se Gëzimi dhe Fatosi për gjatë 50 viteve kanë luajtur rolin e abetares dhe librit të leximit. “Ne që kemi jetuar me to, unë së bashku me Memedali Hoxhën, kemi punuar me shpirt me synimin që ato të përdoren nga të gjitha shkollat e Maqedonisë dhe të depërtojmë kudo. Kemi shkuar shkollë më shkollë duke biseduar arsimtarë, drejtorë e nxënës dhe arritëm që tirazhet e tyre të jenë relativisht të larta deri në 25 mijë. Po ashtu gati të gjithë shkrimtarët e njohur shqiptarë aty i bënë hapat e para, në atë kohë kur analfabetizmi ishte në rend të ditës. Është për të ardhur keq që të dy revistat shkuan ‘viktima’ të tranzicionit, ishin revista me traditë, lexoheshin me zell dhe mungesa e tyre dhe boshllëku që kanë krijuar është i madh”, thotë Bojku.
Në censurën e pushtetit
Qerim Lita nga Arkivi shtetëror thotë se Flaka ka qenë e kontrolluar dhe akuzuar shumë herë nga pushteti i asaj kohe. “Ka qenë një numër i madh i intelektualëve dhe mësuesve të atëhershëm shqiptar që njëkohësisht më vonë u dënuan si veprimtarë apo udhëheqës të LDSH – së, si rrjedhojë e kësaj pasoi përpjekja për demaskimin e Flakës.. Dhe Flaka deri në vitet ‘66 ishte nën kontrollin e rreptë të organizatorëve të atëhershëm partiake shtetërore të Republikës popullore, përkatësisht socialiste të Maqedonisë. Në vitin 1946 kur Flaka u fut nën kontrollin e vet të organeve të brendshme. Flaka akuzohej se deri në këtë periudhë ka qenë organ i relacioneve të shqiptarëve”, thotë Lita.
Një tjetër bashkëpunëtor, Avzi Mustafa, thekson se më e pakta që mund të bëhet është botimi si një dokument i vetëm i numrave të saj, edhe për faktin se ndonëse ka qenë një gazetë që ishte e censuruar, prapëseprapë në shkrimet e saj njerëzit kanë pasur një liri për të shkruar e shprehur gjërat që i kanë munduar . “Flaka për vite me radhë ka luajtur një funksion shumëdimensional dhe mbetet një abetare e shqiptarëve të Maqedonisë, do të mbahet mend edhe për rolin që ka luajtur sidomos në emancipimin e femrës. Dikur kjo gazetë nisi të botonte shtojcën Pedagogu, ku neve na jepej mundësia që të botonim punimet, apo edhe njohuritë e risitë në sferën e arsimit. Mendoj se emri i saj duhet të ringjallet, kohëve të fundit ka një interes të madh për punimet shkencore apo politike nga njerëz të bransheve të ndryshme që kërkojnë të gjejnë se ku kanë përfunduar numrat e gazetës, apo revistave, të cilat është vështirë t’i gjesh. Numri më i madh i tyre mungon dhe do të ishte mirë që të mblidheshin të gjitha dhe të botoheshin si një dokument i vetëm”, thotë Mustafa./koha

No comments: