Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Gjendja është komplekse dhe e ndërlikuar, mjafton t'i dëgjojmë porositë nga partnerët tanë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ajo që është me rëndësi dhe është në situata komplekse, të mbetemi seriozë dhe fuqishëm të përcaktuar në qëllimin tonë - perspektivën euroatlantike, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Për zgjidhjen e situatës nevojitet qasje tredimensionale - politike, juridike dhe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar, ndërsa që Maqedonia të dalë me sukses nga kjo gjendje, duhet të tregojë përcaktim të qartë se mbetet në rrugën evropiane me të gjitha vlerat dhe standardet", konsideron Besimi.
Sipas tij, e njëjta vlen edhe për raportin nga Brukseli dhe paralajmërimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini për angazhman të rritur të BE-së në gjendjen në Maqedoni. Si do të ndihmonte saktësisht Brukseli, për momentin nuk është e definuar. Por, shton, duk pasur parasysh vizitën e Hanit dhe të deklaratave për mbështetje në këtë situatë, nënvizoi, ne duhet të qëndrojmë në drejtimin tonë, e ai është integrimi evropian dhe Maqedonia të japë konfirmim se me të vërtetë është e interesuar për BE dhe punon në instalimin e vlerave të cilat i pret BE-ja.
Përndryshe, SÇE, si koordinues i procesit për eurointegrime, sot e organizoi debatin e parë nga cikli "BE bisedime". Debati është titulluar "BE mbetet prioriteti ynë", ndërsa marrin pjesë përfaqësues të sektorit qytetar dhe komuniteti akademik.
"Duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet, konsiderojmë se kjo temë është e mirë për fillimin e ciklit të debateve sepse BE-ja është prioritet që e presin qytetarët", tha Besimi.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top