Nëntë qind milionë denarë borxhe deri më tani janë shlyer të 9.000 familjeve në kuadër të masës qeveritare për shlyerjen e njëanshme të borxheve të familjeve. Gjithsej në kuadër të masës janë parashtruar 412.765 kërkesa dhe punohet në përgatitje të vendimeve. Tridhjetë prej tyre sot u janë ndarë vendimet për shlyerje të borxheve. Vendimet në Qeveri i ndau kryeministri Nikolla Gruevski, në prani të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. Në frymën e angazhimeve tona të bazuara në parimet e humanizmit, drejtësisë sociale dhe solidaritetit, vitin e kaluar e kemi marrë vendimin për shlyerje të njëanshme të borxhit të qytetarëve. Ky ishte premtimi jonë zgjedhor dhe ka qenë drejtpërdrejtë i dedikuar që të ndihmojë ndaj qytetarëve më të prekur", tha kryeministri Nikolla Gruevski në ndarjen e vendimeve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë e para që ka dalë me masë të këtillë dhe se shtetet tjera e kanë ndërmarrë. "Kemi reaguar në mënyrë njerëzore, kemi reaguar si asnjë qeveri në botë që nuk ka reaguar", tha kryeministri. Siç theksoi ai, shlyerja e njëanshme e borxheve të qytetarëve është masë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe të përhershme me para, personave të papunë, të cilët kërkojnë punë më shumë se 12 muaj dhe personat e ekspozuar në rrezik social për shkak të sëmundjes së rëndë, invaliditetit të shkaktuar ose vdekjes së bashkëshortit. Pjesa më e madhe e borxheve të shlyerja janë për energji elektrike, pastaj kredite dhe minuse në llogaritë transaksionale dhe për borxhe për taksa radiodifuzive dhe energji për ngrohje. 9000 familje përfitojnë shlyerje të borxhit
Nëntë qind milionë denarë borxhe deri më tani janë shlyer të 9.000 familjeve në kuadër të masës qeveritare për shlyerjen e njëanshme të borxheve të familjeve. Gjithsej në kuadër të masës janë parashtruar 412.765 kërkesa dhe punohet në përgatitje të vendimeve. Tridhjetë prej tyre sot u janë ndarë vendimet për shlyerje të borxheve. Vendimet në Qeveri i ndau kryeministri Nikolla Gruevski, në prani të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. Në frymën e angazhimeve tona të bazuara në parimet e humanizmit, drejtësisë sociale dhe solidaritetit, vitin e kaluar e kemi marrë vendimin për shlyerje të njëanshme të borxhit të qytetarëve. Ky ishte premtimi jonë zgjedhor dhe ka qenë drejtpërdrejtë i dedikuar që të ndihmojë ndaj qytetarëve më të prekur", tha kryeministri Nikolla Gruevski në ndarjen e vendimeve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë e para që ka dalë me masë të këtillë dhe se shtetet tjera e kanë ndërmarrë. "Kemi reaguar në mënyrë njerëzore, kemi reaguar si asnjë qeveri në botë që nuk ka reaguar", tha kryeministri. Siç theksoi ai, shlyerja e njëanshme e borxheve të qytetarëve është masë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe të përhershme me para, personave të papunë, të cilët kërkojnë punë më shumë se 12 muaj dhe personat e ekspozuar në rrezik social për shkak të sëmundjes së rëndë, invaliditetit të shkaktuar ose vdekjes së bashkëshortit. Pjesa më e madhe e borxheve të shlyerja janë për energji elektrike, pastaj kredite dhe minuse në llogaritë transaksionale dhe për borxhe për taksa radiodifuzive dhe energji për ngrohje.
No comments: