Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e 7 Marsit -Ditës së mësuesve dërgoi një urim për të gjithë punonjësit e arsimit duke i quajtur ata mendja e një kombi dhe zemra dhe morali i tij. "Kam nderin e veçantë që, me respektin më të madh për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ndër vite, t’ju uroj Ditën e Mësuesit dhe të zotohem para jush që nuk do të ndalemi në përpjekjet tona të përbashkëta për ta avancuar arsimin në gjuhën shqipe", thuhet në urim. Ai shtoi se cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritetet e BDI-së dhe udhërëfyes në veprimet e tyre. "Me të drejtë mendja e ndritur e kombit tonë, Sami Frashëri, ka thënë që mendja e një kombi është arsimi, por njëkohësisht është edhe zemra dhe morali i kombit tonë", citon Ahmeti. Ai gjithashtu tha se mësuesia gjithnjë ka zënë një vend të veçantë tek ai dhe të gjithë sepse mësuesit  zhvilluan mision kombëtar e ndriçues për të cilin ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve. "Por njëkohësisht paraqet edhe detyrim prioritar për ne që ta vijojmë rrugën e shtruar nga gjenerata të shumta arsimdashësish", përfundon urimin e tij për "7 Marsin", lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top