Të rinjtë e koalicionit Aleanca-Alternativa kanë akuzuar kandidatin e BDI-së për kryeministër, Naser Zyberi, se nuk respekton gjuhën shqipe në zyrën e noterisë së tij, shkruan gazeta LAJM. Ata kanë vendosur sot një mbishkrim në gjuhën shqipe, pasi thonë se emrin dhe mbiemeri i noterit Naser Zyberi ishte i shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.
“Jemi sot këtu para zyrës së Noterit dhe kandidatit për kryeministër nga BDI-ja, Naser Zyberi, për të shpërfaqur hipoktizinë dhe kontradiktat të cilat i karakterizojnë të lartëpërmendurit në këtë fushatë zgjedhore. Përderisa Naser Zyberi dhe partia që ia përfaqëson mundohen të paraqesin veten si patriot të pashoq kemi ardhur këtu tek zyra e punës së Naser Zyberit për t’u dëshmuar me fakte nga zyra e tij që partia që Naser Zyberi përfaqëson është pikërisht ajo parti e cila nuk ia mundësoi Naser Zyberit të shkruaj emrin e tij në alfabetin shqip. Prandaj ai detyrohet që vulat dhe pllaketën e noterisë t’i shkruaj në alfabetin kirilik. Nga ana tjetër siç duket patriotizmi i Naser Zyberit është i lidhur vetëm për pozita dhe karrikën e kryeministrit dhe jo pas çështjeve shqiptare”, thanë një një konferencë për media përfaqësuesit e koalicionit Aleanca-Alternativa.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=803146910222288
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Të nderuar qytetarë, Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar POZITIV. Ndjej ...
-
Kenan Iseni, njëri prej të akuzuarve në rastin “Kumanova” gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore për të njëjtin rast ka zbuluar se pa...
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut akoma nuk mund të udhëtojnë në Gjermani si turistë, pasi vendimi nuk ka hyrë në fuqi nga autoritetet gjer...
-
Do “myftilerë”, deri dje, gati e patën ngritur në idhull të tyre Sulejman Rexhepin, bënin gjithçka që u thoshte, gjithçka që dëshironte, ...
-
AA filmoi nga ajri kompleksin e qetë ku lideri i terrorit ka banuar që nga viti 1999, duke marrë fotografi dhe video të kampit nga një he...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: