AA filmoi nga ajri kompleksin e qetë ku lideri i terrorit ka banuar që nga viti 1999, duke marrë fotografi dhe video të kampit nga një helikopter.
Disa anëtarë të FETO-s, të cilët po endeshin brenda kampit u vunë re duke fshehur fytyrat e tyre me gazeta përderisa AA po filmonte zonën.
Kjo zonë është shtëpi e një ndër ndërtesave kyçe ku Gülen takon anëtarët e organizatës dhe e nëntë rezidencave të ndara.
Hyrja, e mbrojtur me mbikëqyrjen e sigurisë, përshëndet anëtarët me një tabelë ku shkruan "Golden Generation Chestnut Camp Retreat Center".
Ata që duan të marrin fotografi dhe video të kampit, paralajmërohen nga oficerët e sigurisë.
AA filmon nga ajri kampin e FETO-s në SHBA
AA filmoi nga ajri kompleksin e qetë ku lideri i terrorit ka banuar që nga viti 1999, duke marrë fotografi dhe video të kampit nga një helikopter
16.07.2018
Dita e djeshme shënoi përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shteti të kryer nga FETO në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, ku ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2.200 u plagosën.
AA filmoi nga ajri kompleksin e qetë ku lideri i terrorit ka banuar që nga viti 1999, duke marrë fotografi dhe video të kampit nga një helikopter
16.07.2018
Dita e djeshme shënoi përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shteti të kryer nga FETO në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, ku ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2.200 u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet shtetërore, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
- Protestë kundër kampit të FETO-s
Një grup qytetarësh turq në SHBA dje organizuan një protestë para kampit.
Gjatë protestës së organizuar nga Komitetit Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC) dhe Asambleja e Shoqatave Turko-Amerikane, protestuesit brohorisnin slogane kundër FETO-s.
Protestuesit mbanin flamuj turq dhe fotografi të dëshmorëve të 15 korrikut, duke kërkuar ekstradimin e udhëheqësit të FETO-s.
Kreu i TASC-it, Halil Mutlu, tha se ata u përballen me sfida për marrjen e lejes për të organizuar protestën.
“Përderisa TASC po bënte përpjekje në mënyrë që protesta të ishte një ngjarje e madhe, për fat të keq, ajo hasi në pengesa. Ne mbajtëm organizimin, por u kapëm në pengesën e forcave të sigurisë. Neve na u lejua vetëm për një marshim të vogël para kampit”, tha Mutlu.
Në emër të Asamblesë së Shoqatave Turko-Amerikane foli Savas Sahin, i cili tha se Gülen ishte vrasësi i atyre që u martirizuan në natën e përpjekjes së grusht shtetit.
Duke vënë në dukje se komuniteti turk në SHBA ishte bashkuar kundër FETO-s, Sahin tha se, “Protestat do të vazhdojnë derisa Gülen të ekstradohet”.
No comments: