Tipat e kriminalizuar deri në palcë i japin vetes të drejtë që të “delegjitimojnë” organet që nuk ua mbajnë iso-n në veprimtarinë e tyre antiislame! Nuk janë për të ushtruar pushtet të dhunshëm organet e BFI-së së Mulla Sulës por, duhet të jenë organe që do të duhej të angazhohen për zhvillimin e jetës fetare islame e cila është dëshirë e vetme e myslimanëve të vendit, të cilët madje për këtë qëllim edhe paguajnë taksa të ndryshme fetare
Kush e zgjedh dhe kush e shkarkon Këshillin e xhamisë? Mulla Sula? Murat Hiseni? Çka janë ata nene e paragrafe të Kushtetutës në të cilën thirren injorantët e BFI-së së Mulla Sulës? Për cilën Kushtetutë flasin ata? Ku është e botuar ajo Kushtetutë me qëllim që qytetarët të shohin se si tallen organet e BFI-së duke u thirrur kot e kot nëpër nene e paragrafe inekzistente, apo që nuk lidhen fare me çështjen por që modifikohen sipas nevojës së Mulla Sulës dhe “organeve të mia” (kështu Mulla Sula i quan organet e BFI-së)!
Kujt ia demonstrojnë ”të fortin” këta të BFI-së së Sulejman Rexhepit! Si guxojnë t’ua imponojnë imamin qytetarëve “të fortët” e Mulla Sulo bandidit, i cili, nëse vetëm pak heton se nuk ia “lustron këpucët” menjëherë ia tërheq dekretin, thuase imami është i caktuar t’i shërbejë Sulejman Rexhepit dhe jo Allahut Fuqiplotë! Si guxojnë këta të delegjitimuar të shkarkojnë dikë apo ta shpallin si të “delegjitimuar”!
Sulejman Rexhepi është jolegjitim dhe i vetëshpallur reis në mënyrë krejt jolegal, pa asnjë rregullore! Si kërkon ky që të zgjedhë Këshill të xhamisë sipas rregullores përkatëse? Sulejman Rexhepi është i jashtëligjshëm, prandaj, edhe nëse i ka “delegjitimuar” qytetarët e Lisiçanit të zgedhur në Këshill të Xhamisë, ai akt i tij është jolegjitim dhe nuk çon kurrfarë peshe! Ai një ditë të afërt do të përgjigjet penalisht për keqpërdorimin e pozicionit dhe për uzurpim të pozitave prej nga vret e pret si t’ia dojë qejfi!
Sulejman Rexhepi ilegjitim, nuk ka të drejtë as të emërojë e as të shkarkojë, as të nënshkruajë e as të sjellë akte, sepse është i jashtëligjshëm, sepse nuk e ka zgjedhur askush por e ka uzurpuar BFI-në duke ngritur një “Rijaset qejfi”, i cili madje i jep kompetenca vetes edhe për të dhënë urdhër të mbyllet xhamia, për t’u tallur pastaj me oponionin e gjërë se nuk ka qenë e mbyllur. Tërë bota e pa përmes kamerës televizive se, xhamia e Lisiçanit ishte e mbyllur! Krejt bota myslimane mundohen të ndërtojnë xhami dhe t’i mbajnë të hapura ato, vetëm Mulla Sula me ushtarin e tij Murat Hiseni ia dalin që t’ua mbyllin xhaminë myslimanëve dhe, ta hapin, vetëm ata kur të kanë qejf; i japin vetes të drejtë për ta seleksionuar xhematin dhe për t’ju dhënë apo jo leje për futje brenda! Gjest ky që nuk është parë e nuk është dëgjuar as në kohërat më të egra të okupimeve e të pushtimeve antiislame!
Po e mbyllkan burrat sepse aty po ushtruakan veprimtari antisilame, plane për “rrebelim” kundër Sulejman Rexhepit! Pse ta luftoshë Sulejman Rexhepin qenka veprimtari antiislame?!? Nuk ka sot veprimtari më të bekuar e më të shenjtë sesa ta luftoshë Sulejman Rexhepin si dhe të gjithë hijenat e tij, kameleonët, shpirt-hanëmingjet e tij që kërcejnë e dridhin belin nën tingujt e këngës “Sulçe begu mos e pi rakinë se të bën zarar”...
Dhe, tipat e tillë të kriminalizuar deri në palcë i japin vetes të drejtë që të “delegjitimojnë” organet që nuk ua mbajnë iso-n në veprimtarinë e tyre antiislame? Nuk janë për të ushtruar pushtet të dhunshëm organet e BFI-së së Mulla Sulës por, duhet të jenë organe që do të duhej të angazhohen për zhvillimin e jetës fetare islame e cila është dëshirë e vetme e myslimanëve të vendit, të cilët madje për këtë qëllim edhe paguajnë taksa të ndryshme fetare, dhe nuk paguajnë për ta trashur qafën “demat” e Mulla Sulës sepse nuk i duhen dhe nuk i duron asnjë zgjedhë.
No comments: