Çka i pjerdhi mendja këtij farë sklerotipi që të pozicionohet në anën e krimit dhe kundër fakteve të pamohueshme turke që e zbardhën vrasjen e gazetarit arabo-amerikan dhe e detyruan pushtetin arab që ta pranojë si ngjarje renqethëse që ka ndodhur brenda konsullatës saudite dhe nga “diplomatët saudit”
Shkruan Andi Rakipi, Tiranë
Vrasja e gazetarit saudit brenda konsullatit të Arabisë Saudite në Turqi, ka tronditur mbarë opinionin botëror, por jo dhe Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI në RM, i cili, duke i mohuar rezultatet e shtetit turk mbi këtë vrasje makabre, solidarizohet me shtetin saudit duke sharë e ofenduar të gjithë ato shtete që e akuzojnë pushtetin saudit si porositës të kësaj vepre morbide. Pse ky veprim jodiplomatik, antinjerëzor dhe antiturk i këtij farë uzurpatori të postit të reisit të Institucionit që është simbol i islamit tè ardhur te ne përmes Perandorisë Osmane? Sulejman Rexhepi dihet botërisht se çfarë armiqësie patologjike ka pasur kundër Arabise Saudite, kundër popullit arab, botërisht dihet se si i shanë dhe i mohon të gjitha vlerat e padiskutueshme të popullit arab. Çka i pjerdhi mendja këtij farë sklerotipi që të pozicionohet në anën e krimit dhe kundër fakteve të pamohueshme turke që e zbardhën këtë krim dhe e detyruan pushtetin arab që ta pranojë si ngjarje rënqethëse që ka ndodhur brenda konsullatës saudite dhe nga “diplomatët saudit”! Sulejman Rexhepi i dërgoi letër përkrahje mbretit saudit duke nënvizuar se është në anën e popullit, shtetit dhe mbretit saudit në këto çaste kur janë ngritur ne këmbë “intrigues dhe udhëheqës të cilët janë bërë bashk për të dëmtuar Mbretërinë Saudite”. A është në vete ky satrap kur i shkruan Mbretit Salman bin Abdulaziz dhe Trashëgimtarit të Fronit, Princit Mohammed bin Salman, duke i garantuar se tërë popullata myslimane, pra, në shumicë shqiptare, qenkan në anën e tyre, do me thënë kundër “gënjeshtrës” turko-amerikane! Pse rrenë Mulla Sula? Si guxon të gënjejë rojtarin dhe shërbyesin e dy xhamive të shenjta? Të gjithë turqët e Maqedonisë, janë në anën e Turqisë dhe Presidentit Erdogan. Mbi 90 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë janë në anën e së vërtetës turke. Absolutisht edhe torbeshët dhe romët janë në anën e Turqisë. Atëherë në emër të kujt i flet Sulejman rrenci mbretit saudit? Vetëmse në emër të vet dhe të Mustafa Dautit që mund të ketë nuhatur ndonjë lek të premtuar e që kurrë nuk mund të realizohet. Në letrën përkrahëse të Sulejman Rexhepit, e cila në fakt e zbërthen shpirtin e tij prej krimineli të regjur, dallohet ashiqare edhe një rrenë tjetër që ia drejton popullatës sonë me qëllim që ta fusë në huti dhe të mos reagojë kundër kësaj letre idiotike që e turperoi rëndë popullin shqiptar që historikisht ka dëshmuar se di ta tejçmojë profesionin gazetar. Sulejman Rexhepi thotë se populli mysliman nuk e harron ndihmën dhe kontributin permanent të mbretërisë saudite për myslimanët e Maqedonisë. Deri më sot, populli mysliman i Maqedonisë nuk ka parë kontribute permanente saudite. Mbase Lartmadhnia e Tij, Mbreti i Arabisë Saudite, përmes kanaleve të ndryshme paskësh dërguar dollarë e ndihma të tjera permanente, por, fatkeqësisht, me gjasë paskan përfunduar të gjitha në xhepat e ndyta të Sulejman Rexhepit, sepse myslimanët e vendit deri më sot nuk kanë parë gjë konkrete nga “kontributi permanent saudit”!
Në fakt, Sulejman Rexhepi, zhvillon logjikën “për inat të resë më vdektë djali” logjikë kjo e inatit fatal! Sulejman Rexhepi është i njohur si lojtarë që kurrë si ka zëne vend zuza. Ai u mbështet aq fortë për Turqinë sa foli zi e më zi për Arabinë Saudite, me shpresë se për këtë politikë të ndyrë dhe antivëllazërore do të shpërblehet nga turqët. Megjithate, turqët e injoruan tërësisht mu për këtë shkak, sepse Sulejman Rexhepi u dëshmua se është qyqe e shkuar qyqes. Turqët po e injorojnë, ndaj dhe ky, për të demonstruar faktorllëk, i ngjitet sauditëve si ai sendi për këpucë, duke harruar se, megjithate, që të dy pushtetet, që të dy popujt merren vesh në mënyrë të përkryer kur është në pyetje injorimi i tërësishēm i tipave pakurrizorë si Sulejman Rexhepi. Dhe, fare në fund, për të aktruar superioritet, naivi e firmos letrën përkrahëse duke ia bērë me dije Mbretit dhe Princit Saudit se, “ju shkruaj unë zotëri (efendi) hamami”! Nuk ka njeri normal në botë që e vë nënshkrimin nën emrin e vet me epitetin “zotëri”! Zotëri duhet të të thonë të tjerët, nëse e meriton, dhe jo vetë vetes. Nuk shërohen komplekset e injorimit permanent duke e imponuar veten si “zotëri” (efendi)! Shto këtu edhe gënjeshtrën ku nënshkruan edhe në emrër të njëfar “Rijaseti Islamik Suprem”që nuk mund ta gjeshë në asnjë nen të Kushtetutës së BFI-së!
Kuluareve të ambasadës turke po flitet se ky farë efendiu si dhe zotëriu i tij, Irsal Jakupi, ky de “Bagdadski llopovi”, kanë pasur reagim verbal diplomatik turk lidhur me këtë skandal dhe u është kërkuar që urgjentisht ta largojnë nga veb faqja e BFI-së atë paçavër të ndyrë. Por, që të dy, edhe më tej i zgërdhijnë dhëmbët si ata tipat mafioz shantazhistë. Shantazhohet Ambasada Turke në Shkup?!
No comments: