Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Bankat qendrore kudo në botë hyjnë në vitin e ri nën presionin e investitorëve për të rishqyrtuar sa agresive mund të jenë normat e interesit.
Një ngadalësim në ekonominë botërore, lufta tregtare dhe tregjet financiare të paqëndrueshme po i detyrojnë politikëbërësit, duke përfshirë edhe kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, për të shprehur rezerva të reja në lidhje me shtrirjen e tyre për shtrëngimin e politikës monetare. Po BQE si do të jetë?
Eurozona arriti një pikë kthese sa i përket stimulimit monetar kur BQE-ja rishikuan lehtësimin sasior në fund të vitit 2018. Një inflacion i ngadalësuar i ekonomisë do të thotë se banka qendrore do të mbetet mbështetëse. Synon të mbajë normat e interesit në nivele të ulëta rekord të paktën deri gjatë verës së këtij viti.
Ekonomistët parashikojnë një rritje në fund të vitit, ndonëse investitorët nuk presin një të tillë deri në vitin 2020. Gjithçka do të varet nga mënyra se si ekonomia e 19 vendeve përballet me rreziqet nga proteksionizmi dhe paqëndrueshmëria në tregjet e reja dhe ato financiare. Detyra e Mario Draghi skadon në tetor, që do të thotë se ai mund të largohet pa rritur normat si president.
Ajo që thonë ekonomistët e Bloomberg: “Inflacioni ka rënë, pasi është ndikuar nga kostot e naftës dhe ekonomia është ngadalësuar. Këto zhvillime kërkojnë kujdes të politikave nga BQE. Duke supozuar se rritja stabilizohet dhe Presidenti Draghi kalon mandatin drejt një kandidati të të njëjtës linjë politike, ne presim që rritja e normës së depozitave të vijë në dhjetor të vitit 2020. Megjithatë, rreziqet janë shtuar, duke sugjeruarnjë ngritje të vonuar- Jamie Murray.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top