Me vazhdimin e nesërm të seancës së planifikuar të 27 me radhë, në të cilën në rend të ditës janë Ligji për përdorimin e gjuhëve, dhe zgjedhja e Gjykatësve kushtetues, transmeton Zhurnal.
Kurse Parlamenti e fillon vitin 2018 me punë intenzive të paraparë gjatë muajit të parë të këtij viti, janë caktuar vazhdim të gjashtë seancave dhe dy komisioneve parlamentare.
deri tani ende nuk është e ditur nëse deputetët e opozitës do të kthehen në Parlament.
Nesër pritet të vazhdojë seanca e 27, ku në rend të ditës është Propozim për zgjedhjen e Gjykatësve kushtetues në Republikën e Maqedonisë, Propozim-Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhënie në punë, në lexim të parë.
Në seancën e 26 në rend të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurim penzional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, në seancën e 22 në rend të ditës janë ndryshimet reformuese dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, Propozim-Ligji për Këshilin për verifikim e fakteve dhe ngritjen e procedurës për të vërtetuar përgjegjësinë e Gjykatësve të dyja në procedurë të shkurtuar.
Janë caktuar edhe vazhdimi i seancës 11, 13,15 me disa pika në rend të ditës.
Gjithashtu në Parlament duhet të mbahen vazhdimi i Komisionit parlamentar, për marrëdhnëie ndërmjet komuniteteve dhe sistem politik, dhe komisioni Legjislativ.
Deputetët në Janar do të kenë agjendë intenzive duke pasur paraszsh vetëm se seancat e caktuara të komisioneve dhe seancave plenare, si për ratifikim e Marrëveshjes me Bullgarinë më (15)Janar si dhe fjalimi i sekretarit gjenereal të NATO-s Jens Stoltenberg më (18 Janar).
Janë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera si takimi në suaza të procesit Zhan Mone më 25 dhe 26 Janar në afërsi të Parisit.
No comments: