Delegacion i Klubit diplomatik sot ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev. Në takim, Zaev ka informuar mbi temat aktuale lidhur me politikën e jashtme në drejtim të realizimit të interesave strategjike të Maqedonisë kundrejt BE-së, anëtarësimin në NATO, politikën me fqinjët si dhe raportet me SHBA-të dhe shtetet tjera të skenës politike globale, transmeton Medial.mk.
Zaev ka theksuar se në periudhën kur Maqedonia duhet të sjell vendime të rëndësishme për interesat strategjike të vendit, çdo ide e mirë dhe përvojë që mund të ndihmojë është e mirëseardhur.
No comments: