Takimet i niseshin me “Eselam Alejkum” dhe nga xhamia drejtë në parti. Ata në fillim e nisën partinë duke u shtirur si besimtarë të devotshëm, duke e keqpërdorur fenë në politikë. dhe kështu arritën ti mashtrojnë një pjesë të popullit që besuan verbërisht në rrenat e tyre se me ndershmëri do të çlirojnë shqiptarët nga robëria e BDI-së.
Harruan se momentin që keqpërdor fenë në politikë dhe me anë të ajeteve kuranore mundohesh të mashtrosh për interes të partisë, atëherë shumë shpejt do të vije dita kur mallkimin e ke te dera.
Nuk ka zgjatur shumë kohë kur dolën në sipërfaqe mashtrimet e tyre, rrenat dhe mbi të gjitha mbulimi falco i fesë së tyre. Sipas gjithë kësaj që sot është në këtë Lëvizje shihet se ata më së shumti e kanë keqpërdorur fenë dhe sot ata mund të vriten për një post të partisë. Sikur ata të ishin pjesë e pushtetit sot në këtë Lëvizje do të kishim edhe kufoma pasi ata për poste janë në gjendje të vriten.
Sot nuk mund të gjesh aktivist, anëtarë të lartë të partisë që nuk ka në brez alltinë dhe ata tash mbrohen nga “vëllau” i më parshëm që dje u përshëndeteshin me “E Selajmu Alejkum” .
Një parti dy kryetarë, sot kanë aktivizuar edhe bandat për të treguar se kush është më i fortë ai do të mbijetojë. /TS/
No comments: