Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nga Naser Pajaziti
“Benvenuto Shkendija” ishte fjala e policit italian në sportelin pritës në aeroportin e Milanit, që ishte i njohur për mbërritjen e ekipit të KF “Shkëndija”, për sfidën historike në San Siro përballë gjigantit evropian AC Milan.
Përballja në San Siro është sfidë edhe për Lazim Destanin, pronari i kompanisë së mirënjohur “Ecolog”, i cili po bën histori të re në futbollin shqiptar, që kur mori në duar drejtimin e klubit të traditës të Tetovës.
Biznesmeni i suksesshëm 63 vjeçar nuk e fsheh se me bindje dhe besim të plotë do të ulet në San Siro përballë “bossëve” kinez të  konzorciumit “Rossoneri Sport Investment Lux” , që janë pronarët  e rinj të klubit milanez.
Në frymën e njejtë është edhe skuadra e djelmoshave, vlera e të cilëve në tregun e futbollit shkon në një milion euro përballë qindra miliona eurove të kuqezinjëve nikoqir.
Por, pika e fortë e tyre është uniteti në skuadër dhe loja e përbashkët që bëjnë tanimë dy vite.
Destani thotë se nuk do të dorëzohen dhe se ekipi i tij spikatë me veçantinë që ka, duke mos u ndjerë në hendikep përballë gjigantit evropian.
“…Me guxim e mençuri në fushën e gjelbër ta jepni maksimumin dhe të dilni që andej, kryelartë, me dinjitet e me fitore! Mirupafshim në ‘San Siro”, ishte porosia e tij para lojtarëve para nisjes për Milano.
Impresionet para ndeshjes nuk i fsheh as gazetari i mirënjohuri i sportit Reshat Ibrahimi, që thotë se “milionat, tradita, talentet dhe eksperinca është tek milanezët, por lojtarët e Shkëndijës kanë zemër, unitet në ekip, dhe mezi presin për të blinduar në fushë blerjet e fundit të kinezëve.
Vlerat e klubit nga Tetova spikasin edhe në aspektin organizativ dhe promovimin e tij para italianëve.
Ky rrugëtim nga Tetova në San Siro është një histori në vete, që pavarësisht rezultatit, do të shkruhet në analet e historisë së futbollit shqiptar.
16 maj, Milano

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top