Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Pas gazetarit Agim Mehmeti, kollumnisti më produkiv na del Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. Por, këtu ka një gjë që nuk shkon! Mulla Sula nisi të shkruajë kollumne që kur pushoi së shkruari kollumna Agim Mehmeti. Pa dyshim, Sulejman Rexhepi na del nënshkrues i të gjitha kollumnave të Agim Mehmetit. Edhe hoxhë edhe kollumnaxhi?! Futja kot

Shkruan Patriot Vinca

Edhe të shkruarit është një mjet komunikimi i cili gjenë shtrirje më të gjërë. Zeja e shkrimit, teknika, mbarështrimi si dhe finesat që përdoren në të shkruar, gjithnjë duke pretenduar majet e estetikës, flet, mbi të gjitha, për kapacitetin intelektual e shpirtëror të personit që shkruan. Gjithkush, madje të gjitha qeniet e shëndosha njerëzore, mund të flasin, por jo gjithkush mund të shkruaj.
Jo më kot thuhet se ata që dinë të shkruajnë dhe që këtë zeje e ushtrojnë me mjeshtri të stërholluar, janë “misionarët” e zgjedhur nga Zoti për një popull! Por, jo të gjithë e kanë këtë epitet. Ky epitet varet nga llojet e shkrimit dhe nga zhanret e tij. Shkrimet gazetareske kanë teknikë tjetër ashtu siç kanë teknikë tjetër shkrimet letrare, apo ato shkencore! Shkronjësi më i madh vlerësohet ai që ka ndikim më të madh tek lexuesit e vet. Nga ana tjetër, lexuesi e ka të drejtën absolute që të zgjedh se çfarë të lexojë. Jo gjithçka që shkruhet është për t’u lexuar. Ka njerëz që lexojnë për t’u mësuar se si të flitet apo edhe si të shkruhet. Ka njerëz që lexojnë se si nuk duhet të flitet apo si nuk duhet të shkruhet. Këtu është çelësi se pse nuk lexohen aq shumë shkrimet me bollëk të Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës. Nga ana tjetër, tashmë lexuesit akademikë, e dinë fare mirë që Mulla Sula është një duduk i shkretë për sa i përket shkrimit si mjeshtri; nuk ka lexues bashkëkohor që nuk e di se Mulla Sula nuk di të flasë e lëre më të shkruaj!
Megjithatë na del se Mulla Sula është njeriu më prouktiv në publicistikë, është i pandalshëm, boton aq shumë sa nuk arrinë as të lexojë se çka shkruhet në emër të tij. Siç nuk e ka lexuar as kollumnen e sotshme të botuar në Zhurnal me titullin  “Çka na duhen këto sherrnaja” dhe, madje as që e ka kuptuar autorin se çka ka shkruar në emër të tij.
Pra, dikush po shkruan në emër të tij, dikush i pakurrizë (siç është Avni Halimi, një çergë e Mulla Sulës) i përgatit komplet librash të cilat jo që nuk i ka shkruar por as që i ka lexuar dhjetë faqe nga ai komplet vetë Mulla Sula! Mulla Sula na del i gjithanshëm, na del si eseist, si recensionist, si opinionist, si analist, si publicist dhe, ka momente kur na del edhe si shkrimtar, krijues letrar, sidomos kur na “shkruan” kollumna!
Kollumna është shkrimi më i rëndë, që kërkon kulturë të gjërë shkrimi, që kërkon teknikë të përkryer dhe një gjuhë të denjë për veprat letrare, një gjuhë të pasur me elementa nga stilistika letrare. Thua që i ka këto vlera Mulla Sula? Assesi! Kurrë! Ata që e njohin nga afër Mulla Sulën e dinë që ky nuk e di as alfabetin e gjuhës shqip.
Në Maqedoni mjeshtër i madh i kollumneve është gazetari i Mulla Sulës, Agim Mehmeti, i cili, është i vetmi që ka të botuar libër me kollumna. Pas tij libër me kollumna ka botuar edhe Mulla Sula. Që kur ka nisur të shkruaj kollumna Mulla Sula, ka heshtur së shkruari kollumna Agim Memeti! Lexuesit shqiptarë nuk kanë lexuar nga Agim Mehmeti tash e sa kohë. Megjithatë, të gjithë lexuesit, absolutisht, të gjithë lexuesit shqiptarë, kudo qofshin ata, sapo ta lexojnë një kollumne të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, automatikisht e kuptojnë, sidomos për nga gjuha e shkrimit, se atë e ka shkruar Agim Meehmeti.
Agim Mehmeti nuk ia shet kollumnet e veta Mulla Sulës, madje as Mulla Sula nuk e paguan për këto kollumna. Marëveshja është shumë interesante! Kuluareve të gazetarisë shqiptare flitet se me këto kollumne të falura Agim Mehmeti vetëm sa e ushtron zanatin e të shkruarit kollumna, e ruan kondicionin, ndonëse që të gjitha kollumnat i ka larg stilit dhe vlerave të kollumnave që i ka të botuar me emrin e vet. Jo njëherë Agim Mehmeti ka deklaruar nëpër “ndeja akademike” se, përmes Mulla Sulës është duke e testuar percepcionin e lexuesve shqiptarë mbi kollumnen si lloj shkrimi publicistiko-letrar! Është duke hulumtuar llojin e kollumnes, në mes të deskripcionit dhe refleksionit, dhe, në hulumtime gjithnjë ka edhe eksperimente të dështuara. Për ta tejkaluar këtë dështim me sa më pak dhimbje për vetëveten, Agim Mehmeti ia ngulë Sulejman Rexhepit duke ia nënshkruar kollumnet më banale të cilat fushbotimin e vet e gjejnë vetëm në pseudo-faqet “mediale”!
Edhe vetë Sulejman Rexhepi nuk është i kënaqur me këto shkrime, madje shpesh është dëgjuar tek e shanë Agim Mehmetin për këtë lojë në vorbullën e një talljeje me forcë cenrifugal deri në asgjësim të personalitetit të vobekët të Mulla Sulës. Por, gjithçka që Agimi do të dhjesë, Sulejman Rexhepi është i detyruar që ta përtypë e përpijë duke qenë i bindur se kësisoj edhe Agim Mehmeti do t’ia ruajë “deri në amshim” sekretet e dosjes policore të Sulejman Rexhepit me nofkat “Zhika” dhe “Zharko”!
Një miqësi e kushtëzuar nga veprimtaritë spiuneske antikombëtare! Midis zjarrit dhe ujit kurrë nuk do të ketë as miqësi e as bashkëjetesë, sepse ose uji do ta fikë zjarrin, ose zjarri do ta avullojë ujin.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top