Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kryer kontroll të paparalajmëruar në objektin në rrugën 173 numër 8 në Shkup në bazë të të dhënave se ekziston institucion i jashtëligjshëm i quajtur “Bleta”, në të cilin përkujdesen fëmijë nga mosha parashkollore dhe janë kryer edukime të karakterit fetar. Në njoftimin e Ministrisë pas kryerje së kontrollit është theksuar se objekti nuk figuron në Regjistrin e Kopshteve, përkatësisht punon në kundërshtim me ligjin.
Kontrolli është kryer në bazë të dispozitave të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe pas informacioneve të mara për kryerje të veprimtarisë: përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, në institucion i cili nuk është i evidentuar në Regjistrin për institucione të Fëmijëve pranë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht i njëjti ka vepruar në kundërshtim më Ligjin – thanë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Gjatë kontrollit inspektorët kanë hasur në dyer të mbyllur, përkatësisht në kopshtin “Bleta” nuk janë gjetur fëmijë ose të punësuar të tjerë, ndërsa pamja e jashtme e objektit dhe rregullimi i oborrit sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dëshmon se në këtë vend janë kryer aktivitete të karakterit të përkujdesjes dhe edukimit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka dorëzuar njoftim zyrtar deri te Ministria e Brendshme lidhur me kontrollin e kryer në objektin “Bleta” dhe në disa objekte të tjera të inspektuara ditë më parë. Lidhur me ekzistimin e një kopshti të tillë ditë më parë ka reaguar edhe Bashkësia Fetare Islame e cila ka dënuar veprimet e tilla. I pari i BFI-së Sulejman Rexhepi ka thënë se kopshtet fetare në Maqedoni nuk janë të lejuara dhe se një veprim të tillë do ta luftojë në mënyrë institucionale. Kopshti Bleta funksionimin e saj ka nisur që nga viti 2014. Përveç aktiviteteve edukativo-arsimore në këtë kopsht mësohen edhe ritualet fetare islame, si namazi, këndimi Kuranit dhe praktikat e Haxhit.
Melihate Rustemi                   

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top