Ja, edhe një fakt që dëshmon se Mulla Sula është si ajo puritane që për qejf të vetin shkon çadër më çadër, nuk ngopet së shfrytëzuari. Ngapak ngjanë në ato ushujzat e padukshme, që të kapen për mishi dhe nuk shqepen deri sa të ngopen me gjak! Në skenën politike ky është Sulejman Rxhepi
Shkruan Zeqie Veseli
Në një kollumne të fundit të shkruar nga bythalëpirësi (së shpejti do të tregojmë se kush është ky dhe pse prej bajge mundohet të bëjë lule) dhe i nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, ky i fundit mundohet të tregojë se paska pasur dikur një projekt që e paskan përkrahur tërë kori diplomatik kurse jo edhe pushteti i atëhershëm. Po ta ftojë ndonjë studio Mulla Sulën dhe ta pyes diçka rreth këtij projekti, sakaq do të shihet që vetë ai është armiku kyesor i Pojektit Stop RadTerr. Do të shihet se ai nuk ka dy gram njohuri mbi këtë projekt. Do të dalë në sipërfaqe rrena e tij se dikush ia paska mohur atë projekt kur, vetë ai, i pari, me emërtimin e lavatriçes së punëve të tij të pista, Mustafa Dautin, si menaxhues i Projektit, e ka kompremetuar projektin që në start. Që të gjithë, absolutisht të gjithë, si kori diplomatik, ashtu edhe institucionet shtetërore e kuptuan hilen e Sulejman Rexhepit ndaj edhe ia kthyen menjëherë shpinën.
Ndryshe, Projekti në fjalë ka qenë i hartuar pikërisht duke u mbështetur në ndihmën e digastereve të kontrolluara nga BDI-ja dhe jo nga VMRO-ja me të cilët kinse Mulla Sula nuk i paska pasur punët mirë! Po pse atëhrë koketonte me Sasho Mijallkovin! Po a i ka dëgjuar telefonatat e përgjuara Mulla Sula dhe të shohë se me kë ka biseduar dhe çfarë tradhëtie ka bërë? Po Zvërlevski që e mbrojti natë e ditë nga punët e pista dhe nga krimet finansiare që i bënte Mulla Sula? Thua që këto bashkëpunime me Sulejman Rexhepin të jenë bërë pa dijeninë e Nikolla Gruevskit, kryeministrit të vetëm në botë të bekuar, siç u lut Mulla Sula që Allahu i Madhërishëm ta bekojë!
Mulla Sula gënjen, madje nuk përton që tërthorazi ta fajësojë edhe BDI-në, respektivisht të gjithë ata ministra shqiptarë që nuk e përkrahën në vjedhjen që po ia mësyente në emër të “ISIS”-it! Ministrave u kishte kërkuar financa që t’i derdhin në BFI dhe nuk kishte pranuar që vetë ministritë përkatëse të mbulonin shpenzimet ku do të ishin të kyçura!
Ky dështim që ia përgatitën njerëzit e fuqishëm të BDI-së, si dhe mosrealizimi i të vetmës “kërkesë politike” që kishte Mulla Sula ndaj BDI-së, për t’ia avansuar djalin e vet duduk prej inspektorit të thjeshtë në poste politike të këtij digasteri, i jep “krah” Mulla Sulës që herë pas here të gjuaj gurë e dru mbi BDI-në, duke e akuzuar tërthorazi se “pushteti i kaluar i ka fajet”! Asnjëherë nuk e ndanë nga ky pushtet BDI-në dhe të thotë se VMRO-ja e pushtetit të kaluar i ka fajet. Natyrisht, nuk do ta thotë këtë sepse lideri i kësaj partie akoma është i veshur me veladonin e bekimit të Mulla Sulës.
Tashmë që BDI-ja është dobësuar dukshëm, dukshëm edhe Mulla Sula harbohet e çartet, trimërohet për të kritikuar pushtet e parti. Me këtë lëvizje, Mulla Sula, në fakt, kërkon të hapet ndonjë çadër tjetër politike ku të futet dhe të bëjë ndonjë dorë qejfi, ashtu siç është mësuar gjatë tërë jetës së vet.
Edhe njëherë, mos të manipulojë Mulla Sula dhe mos të përpiqet që të na e ofendojë intelegjencën tonë me rrena të kulluara. I vetmi bojkotues i projektit Stop RadTerr është vetë Sulejman Rexhepi, i cili, absolutisht nuk zhvilloi qoftë një aksion nga një komponentë e projektit. Janë me dhjetra aktivitete brenda komponenteve të Projektit që nuk kërkojnë kurrfarë shpenzimi finansiar, por, thjesht, kërkojë një grimë motiv kombëtar e fetar. Natyrisht, atë grimë nuk mund ta gjeni as në shpirtin dhe as në trurin e tredhur të Sulejman Rexhepit.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Opinione
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
Është lëshuar në përdorim rruga Shtip- Krupishtë që është pjesë e rrugës A3, Shtip-Koçan. “Sigurojmë lidhje moderne dhe të sigurt me Rajon...
-
Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për sh...
-
Ristaurimi i traktorëve për gjashtë vite dhe kontroll teknik në çdo dy vjet, matje e detyruar e emisionit të gazrave që lëshojnë automjete...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: