Këto ditë Sulejman Rexhepi është orvatur të takojë persona kompetentë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë e cila e mbulon edhe Maqedoninë. Gjatë një ceremonie protokolare me rastin e ditës së Arabisë Saudite, Mulla Sula ka bërë përpjekje të planifikuar për të shkaktuar skandal por diplomatët arabë nuk e kanë përfillur fare duke ia bërë me dije që asnjë nga personeli i ambasadës nuk ka autoizim që të flasë me të për asgjë
Shkruan Zeqie Veseli
Haxhi i sivjemë për myslimanët e Maqedonisë ishte dhe akoma është në pikëpyetje. Kjo për shkak të të vetëshpallurit reis, Sulejman Rexhepit, i cili, si person shumë kontravers, u hodh në sulme të turpshm kundër Aabisë Saudite, madje duke ofenduar edhe mbarë popullin arab nëpër mediat e vendit por edhe në mediat prestigjioze boterore! Për pasojë, jo vetëm që e futën autorietet arabe në “listën e zezë” por edhe me kohë ia bënë me dije që ai nuk mund të përfshihet si udhëheqës i myslimanëve të Maqedonisë në asnjë aktivitet fetar që e tangon edhe Arabinë Saudite.
Bashkësia Islame e Kosovës si dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, por edhe komunitetet e tjera në rajon, që nga muaji mars i kanë nënshkruar marrëveshjet me autoritetet arabe për sa i përket organizimit dhe shkuarjes në haxhin e sivjemë. Madje autoritetet arabe tashmë kanë caktuar edhe kuotat për secilën bashkësi myslimane në rajon, me përjashtim të Bashkësisë Islame të Maqedonië. BFI-ja, për sherr të Mulla Sulës, është e vetmja që nuk ka nënshkruar kontratë por që nuk ka as edhe kuotë. Nuk dihet se sa mysllimanë nga Maqedonia mund të shkojnë në Haxhin 2017!
Iu desht të intervenojë ish-sekretari i BFI-së, tashmë një nga udhëheqësit e Nismës për reforma në BFI, Afrim Tahiri, i cili, dy herë radhazi i shkroi utoriteteve arabe duke i lutur me përulësi që mos të ndëshkohen myslimanët e Maqedonisë për shkak të deklaratave të pamatura dhe idiotike të Sulejman Rexhepit. Nga Ministria e punëve të Jashtme të Arabisë Saudite i janë përgjigjur Afrim Tahirit se po punohet në gjetjen e mënyrës së ardhjes së myslimanëve të Maqedonisë në Haxh, por, natyrisht, duke përjashtuar çdo formë të organizimit në të cilën do të ketë gisht Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. Pas kësaj përgjigje, Nisma për reforma në BFI e kumtoi këtë lajm të mirë dhe të gëzueshëm për myslimaët e vendit, kurse nga ana e BFI-së akoma po mbisundon një terr infrmativ. Nuk dihet asgjë, hala asnjë kandidat për në haxh nuk është i sigurtë në do të shkojë apo jo!
Këto ditë Sulejman Rexhepi është orvatur të takojë persona kompetentë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë e cila e mbulon edhe Maqedoninë. Gjatë një ceremonie protokolare me rastin e ditës së Arabisë Saudite, Mulla Sula ka bërë përpjekje të planifikuar që të shkaktojë skandal por diplomatët arabë nuk e kanë përfillur fare duke ia bërë me dije që asnjkë nga personeli i ambasadës nuk ka autoizim që të flasë me të për asgjë. “Është dita e shtetit arab dhe e popullit arab, kurse këtu je i thirrur si përfaqësues i mysimanëve të Maqedonisë për ta nderuar këtë ditë dhe nuk je i ftuar në ndonjë konferencë për haxhin 2017”, ia ka tërhequr vërejtjen njëri nga personeli i ambasadës arabe.
Pasi e kanë refuzuar dhe injoruar tërësisht, Sulejman Rexhepi ka dashur që t’i manipulojë duke ua lëshuar bashkëpunëtorin e vet edhe më kontravers, Ali Baragonin, i cili, edhe ky, sipas të gjitha gjasave tashmë është kartë e djegur nga ana e Sulejmn Rexhepit. Gjatë këtij takimi me personelin e ambasadës arabe në Tiranë, Ali Baragoni është përpjekur që t’i bindë arabët se Sulejman Rexhepi nuk ka folur kurrë keq as për Arabinë Saudite por as për popullin arab, porse këto gjëra i janë ngjitur duke i nxjerrur nga kontesti i asaj që ka folur nëpër intervista të ndryshme. Ali Baragoni është munduar që t’i manipulojë arabët të cilët tashmë i kanë komplet të gjitha intervistat në të cilat fare mirë shihet se çka pallamudë Sulejman Rexhepi.
Sulejman Rexhepi, në vend se të kërkojë falje, në vend se në emër të vëllazërisë fetare të tërhiqet, të largohet përgithmonë e jetë nga skena publike, në vend se të qajë e të përlotet për mëkatin që ka bërë duke e mohuar tërë atë kulturë të shenjtë të Arabisë Saudite dhe të popullit arab, ai përpiqet që të gënjejë, që me gënjeshtra të vijë deri te kontrata për Haxhin 2017.
Në këtë rast i është thënë qëndrimi zyrtar i autoriteteve saudite që thotë se mbase mund të ketë edhe për myslimanët e Maqedonisë haxh, por, jo nën organizimin e BFI-së që udhëhiqet nga njeriu që është në “listë të zezë” të autoriteteve arabe. Kjo e ka irituar pamasë Mulla Sulën i cili edhe ka reaguar ashpër duke thënë që nuk na duhet një haxhillëk i cili organizohet sipas skenarit të Afrim Tahirit. “Ju jeni në të njëjta valë me Afrim Tahirin dhe ju po përgjigjeni ashtu siç ju ka mësuar Afrim Tahiri”, ka qenë shpërthimi i Mulla Sulës. Personeli i ambasadës i ka thënë se Afrim Tahiri ka qenë ish-sekretar i BFI-së dhe në atë cilësi disa vite me radhë ka qenë përgjegjës i haxhit për haxhinjtë nga Maqedonia dhe, për Afrim Tahirin autoritetet arabe flasin si për një personalitet mjaft të përgjegjshëm, të sjellshëm dhe të devotshëm.
Tashmë Mulla Sulës nuk i ka mbetur kurrfarë alternative! Ose të lejojë organizim të haxhit jashtë BFI-së, ose të ik nga BFI-ja. Po qarkullojnë biseda se tashmë Mulla Sula po mundohet që t’i bind Myftinitë që haxhilerët e territoreve përkatëse t’i regjistrojnë në agjencinë e cila shumë shpejt do të dihet si organizatore e haxhit. Po flitet se kjo agjenci tashmë e regjistruar drejtohet nga lavatriçja e punëve të pista të Mulla Sulës, Mustafa Dauti si dhe nga dy persona emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë tonë.
Por, edhe kjo forme e organizimit e do kuadrin e vet ligjor, sepse, sipas ligjit aktual, i vetmi organizator i haxhit është BFI-ja. Tani Mulla Sula do të duhet të arrijë ndonjë kompromis me qeverinë aktuale maqdonase që urgjentisht ta abrogojë ligjin ekzistues dhe të miratjë ligj tjetër që do t’ua mundësojë edhe agjencive turistike organizimin e haxhit. Një katrahurë e tmerrshme kjo, e stilit të Mulla Sulës, i cili, për interesa të veta gjithnjë ka ditur të shesë interesa të përgjithshme. Fundja, këtë po e dëshmon edhe një dokument që po qarkullon në disa portale të blera nga Mullla Sula e në të cilën shihet qartë se si Mulla Sula “e shet” truallin e Burmali Xhamisë.
Pa dyshim, ai do ta shesë edhe haxhin! Ai është gjallë i interesuar ta shesë edhe namazin, edhe shahadetin edhe të gjitha vlerat islame, vetëm e vetëm t’i sjellin të mira personale, siç i solli pallat përqindja e “qendrës islame” në Gostivar, për të cilën shumë shpejt do të japë llogari puleni i tij, Shaqir Fetahu.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Opinione
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
(I plotësuar) - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u ...
-
Avdil Jakupi – Cakalli Un ë jam me Sllupcanin, kalanë e pamposhtur të Karadakut. Më fal kombi im, zuzaria dhe lypsaria, nëncimi de trad...
-
Kreun e BFI, Sulejman Rexhepi e kanë përfshirë një sërë skandalesh dhe aferash për të cilat akoma nuk ka reaguar apo demantuar. Emri i ti...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: