Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kreun e BFI, Sulejman Rexhepi e kanë përfshirë një sërë skandalesh dhe aferash për të cilat akoma nuk ka reaguar apo demantuar. Emri i tij është i lidhur me bomba të shumtë për të cilat ka paralajmërime se do të shpalosen tani në muajin mars. Sulejman Rexhepi është i përfshirë në afera korruptive dhe në keqpërdorime të donacioneve që janë adresuar në BFI dhe OH Hilal. Deri më tani nuk ka asnjë demant apo përgjigje qoft në emrin e tij apo të institucionit për të treguar të vërtetën. Si ka mundësi pas gjithë këtyre skandaleve ai të dekorohet? Kush po e dekoron? Leku e krimi apo veprimtaria e tij janë epilogu i dekoratave? Dekoratat po vijnë pikërisht nga shoqata dhe institute private të lidhura ngusht me persona të dyshuar që bëjnë përshtypje se leht mund të blihen dekoratat. Pas publikimit të video incizimeve në CNN, Al-Arabiye, për orën e dorës Rolex ku krahasohet me liderin e ISIS, Al- Bagdadin, pas videos ku bekon Gruevskit, nipi i tij 8 vjeçar me revole, bombat e Bozhinovskit për jetën e tij të çmendur luksoze, veshja e tij me tesha Sulltani, i dalur nëpër foto me revole dhe snajper etj, është asbsurde të dekorohet ndonjë person e të mos flasim për Molla Sulën. Është përfolur se ka edhe dosje si bashkëpunëtor i shërbimeve të shtetit. Ekziston raport i State Departamentit Amerikan për keqpërdorim vizash të haxhit, gjtihashtu mediat e vendit kanë raportuar se ka keqpërdor Kurbanat që grumbullohen për Medresenë, etj. Të jesh i zhytur në krim dhe korrupsion, dekoratat blihen vetëm për kamuflim.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top