Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kur po shihet qartë se kryqi i Ali Ahmetit dhe VMRO-BDI-së po ndërtohet me shpejtësinë e rrufesë në Butel të Shkupit, ndërsa partnerëve të krimit VMRO-BDI u dështoi plani për incidente ndëretnike, partia shqiptare tash po orvatet të dalë nga kjo situatë e palakmueshme dhe ta defokusojë opinionin, duke sajuar një manipulim tjetër. Kreu i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, si kundërpërgjigje ndaj Kryqit të Ali Ahmetit në Butel, ka paralajmëruar vendosjen e një flamuri kombëtar në Saraj dhe ndërtimin e një xhamie në fshatin Matkë.
Për Lëvizjen BESA janë të papranueshme vendimet që merren për inat të dikujt e jo për shkakun dhe nevojën tonë. Kryetari i Komunës së Sarajit, para se të vendosë flamurë, fillimisht duhet ta rregullojë infrastrukturën e Komunës: rrugët, parqet, ndriçimin publik, shkollat e çerdhet, kanalizimin e trotuaret, mbledhjen e mbeturinave dhe zonat ekonomike. Gjithçka tjetër që bën ky kryetar komune dhe partia e tij në pushtet është vetëm një manipulim i skajshëm me ndjenjat fetare dhe kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë.
BESA e pyet kryetarin e Komunës së Sarajit se, nëse për inat të Kryqit të Ali Ahmetit në Butel ka vendosur ta bëjë një xhami në Matkë, pse partia e tij nuk merr vendim që, si kundërpërgjigje ndaj kryqëzimit të Shkupit me projektin “Skopje 2014”, ta ndërtojë xhaminë “Burmali”në sheshin e Shkupit?
Për BESËN ngritja e xhamive dhe flamurëve nëpër fshatra është edhe një shenjë se BDI-ja ka pranuar t’i përjashtojë shqiptarët nga qendra e Shkupit dhe t’i fshatarizojë, sepse Gruevski i ka përzënë ata nga sheshi. Prandaj ata vendosin shqiponja e përmendore ilegale nëpër periferi. Ndërkaq, për BESËN, historia shqiptare nuk mbrohet në fshatra!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top