Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti është ftuar të japë dëshminë e tij tek Prokuroria speciale, mëson Fakte.net.
Sipas ftesës së dërguar në adresën e të parit të integristëve, Ali Ahmeti duhet të paraqitet në Prokurorinë speciale pasnesër (e enjte, 03.03.2016) në ora 14.
Akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij.
Sipas burimeve të Fakte.net edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia më e lartë e BDI-së pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria speciale në Shkup.
Kohë më parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.
Qytetarët e Maqedonisë të gjitha shpresat e tyre i kanë mbështetur në punën e ekipit të Katica Janevës të përkrahur fuqishëm nga ndërkombëtarët e posaçërisht nga SHBA.
No comments: