Osmani kishte qenë përgjegjës për fshehjen e armatimit të vjedhur nga kulla por atë armatim grupi nuk kishte arritur ta përdorur, pasi plani kishte shkuar keq dhe pjesëtarët ishin armatosur që nga territori i Kosovës dhe kishin hyrë në Maqedoni, në Lagjen e Trimave.
SULEJMAN OSMANI, I AKUZUAR
“Filluam të dyshojmë se diçka nuk është në rregull dhe kërkova të shkojmë në Likovë e jo në Kumanovë, sepse Sadulla Duraku, kryetari i Likovës ishte mësit bashkë me disa të tjerë”, tha Osmani në gjykatë.
Osmani tha se persona nga Maqedonia i kishin pritur dhe transportuar me makinë të ndihmës së shpejtë si kamuflim, dhe u kishin premtuar se për ta janë organizuar 20 makina të mbushura me karburant, janë siguruar banesa, ushqim dhe pije, dhe i kanë siguruar se do të jenë nën mbrojtje vazhdimisht dhe se puna e tyre e vetme është që të veshin uniformat dhe të fotografohen, dhe ta dërgojnë një komunikatë me kërkesat për të drejtat e shqiptarëve.
SULEJMAN OSMANI, I AKUZUAR
“Begu dhe Mirsadi na thonin flini të qetë. Nuk ka nevojë për panikë, puna është e garantuar. Edhe kur nisën krismat, ata na thonin rrini të qetë se policia mund të vijë të bëjë ndonjë kontrollë por do të kthehen sërish”
Grupi kishte shkruar tashmë komunikatën me tre kërkesa kryesore por nuk kishte arritur ta përcjellë. Kërkohej zbatimi i MO-së dhe federalizimi i shtetit, zbardhja e rasteve të montuara politike dhe referendum për themelimin e Republikës Ilirida që sipas tyre do të mund të integrohej në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
KËRKESAT
Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Federalizimi i shtetit
Zbardhja e rasteve të montura politike
Referendum për Themelimin e Republikës së Iliridës, e cila do të integrohej në BE dhe NATO.
Sulejman Osmani akuzohet për terrorizëm sikurse grupi prej 29 të akuzuarve kryesisht kosovar por ai ishte në arrati në Kosovë. Derisa e kapi policia, procesi gjyqësor i grupit me numrin më të madh të të akuzuarve tashmë kishte hyrë në shqyrtim kryesor kështu që për Osmanin filloi gjykim i veçantë me trupin e njëjtë gjykues. Nesër prokuroria do ti thotë fjalët përfundimtare për rastin “Lagja e Trimave” në bazë të provave dhe fjalimeve të të akuzuarve në gjykatë.
Ferikan Iljazi Arifi
[embedded content]
I akuzuari Sulejman Osmani: “Lagjja e Trimave… by tvshenjaofficial
Të tjera
-
Memedi: Nuk do të lejojmë askënd të satanizojë këto lloj takimesh
-
Carovska dhe Bertolini: Ndër qëllimet kryesore kemi qasjen e të rinjve në tregun e punës
-
Avokati i Popullit kërkon mbylljen e disa stacioneve policore (VIDEO)
-
PSP kërkon paraburgim për Trajkovskin, ky thotë se ka punuar sipas ligjit (VIDEO)
-
BDI ende nuk reagon për kërcënimin ndaj ekipit të TV SHENJA, reagojnë Zaev dhe përfaqësuesit e mediave (VIDEO)
-
Deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni, manovrime për pikë politike
-
Rishikimi i buxhetit, deputetët shqiptarë joaktiv
-
27 prilli, deputetët e VMRO-së s’kanë dhënë dëshminë
No comments: